0.5 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAFP: Maqedonia e Veriut shpresa të mëdha për tu bërë një vend...

AFP: Maqedonia e Veriut shpresa të mëdha për tu bërë një vend pionier i kanabisit në Evropë

Maqedonia e Veriut ka potencialin për tu kthyer në një vend pionier i kanabisit në Evropë. Qeveria po merr në konsideratë legalizimin e kanabisit duke përllogaritur përfitimet që mund të arkëtohen.

Filip Dostovski, një aktivist në Maqedoninë e Veriut për legalizimin e kanabisit vë në dukje se përdorimi ka shumë anë pozitive ndërkohë sipas tij sëbashku me një grup aktivistësh po punojnë rreth kësaj çështje.

Ndërkohë edhe ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, kjo është një fushë me perspektivë.

Maqedonia e Veriut legalizoi kultivimin dhe shitjen e produkteve mjekësore të marihuanës në 2016, duke shpresuar të merrte avantazhin në tregun Evropian.

Megjithatë, ligji është i paqartë dhe e ka lënë sektorin në harresë, me shumicën e bizneseve të paaftë për të shitur në tregun ndërkombëtar.

Në të njëjtën kohë, individët privatë që kërkojnë të rriten dhe konsumojnë marihuanë rrezikojnë ndjekjen penale.

Kryeministri Zoran Zaev së fundmi ka premtuar të lirojë rregulloret mbi përdorimin mjekësor të kanabisit dhe të mbajë një debat publik mbi dekriminalizimin dhe legalizimin për përdoruesit.

Ai u është referuar kafeneve të Amsterdamit si një model për kryeqytetin, Shkupin dhe qytete të tjera turistike.

Ndërsa qyteti Hollandez po mendon të ndalojë të huajt në kafenetë e tij me kanabis, duke përmendur shqetësimin që vjen prej tyre, Maqedonia e Veriut, një nga vendet më të varfra të Evropës, është i etur për të mirëpritur vizitorë shtesë.

Unë e shoh atë si një burim të potencialit ekonomik,” tha Zaev.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjithashtu mbështet masën.

“Është një fushë që ka një të ardhme të madhe, një fushë që ofron me të vërtetë zhvillim, që do të thotë investime serioze,” i tha ai AFP.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments