BallinaLajmeAdnan Azizi thirrje funksionarëve: “Uluni mes qytetarëve që të duket se jemi...

Adnan Azizi thirrje funksionarëve: “Uluni mes qytetarëve që të duket se jemi të fortë në Bërvenicë”

Në prag të kuvendit promovues të kandidatit për Komunën e Bërvenicës, Jakup Huseini, Adnan Azizi u ka bërë thirrje funksionarëve që të jenë të pranishëm mes qytetarëve dhe të tregojnë mbështetje për kandidaturën.

Në një mesazh drejtuar strukturave që ka siguruar TS, Azizi thekson se prania e gjerë e funksionarëve është e rëndësishme, duke kërkuar që ata të mos qëndrojnë të ndarë, por të vendosen mes qytetarëve të Bërvenicës.

“Me rekomandim të shtabit lokal, përveç Presidencës, deputetëve, ministrave dhe kryetarëve të komunave, funksionarët e tjerë u kërkohet të vendosen mes qytetarëve të Bërvenicës”, thuhet në mesazhin e Azizit.

Ai gjithashtu shprehet se prania e madhe është e nevojshme për të dëshmuar mbështetjen në terren dhe për të kundërshtuar pretendimet se VLEN-i nuk ka përkrahje në Bërvenicë, raporton TS.

Kuvendi promovues i kandidatit Jakup Huseini mbahet sonte në Çellopek, në ora 20:00, ndërsa nga organizatorët është kërkuar pjesëmarrje sa më masive e qytetarëve.

Mesazhi i Azizit vjen në një moment kur gara për Bërvenicën po intensifikohet, me të gjitha palët që synojnë të dëshmojnë forcën e tyre përmes mobilizimit në terren./TS

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments