www.telegrami.mk
Në prag të kuvendit promovues të kandidatit të VLEN-it për Bërvenicën, Jakup Huseini, Adnan Azizi deputet i VLEN,u bën thirrje funksionarëve që të jenë sa më të pranishëm mes qytetarëve. Deri këtu, gjithçka duket si mobilizim klasik elektoral. Por mënyra se si kërkohet prania ngre një pyetje shumë më interesante: a po kërkohet të dëshmohet mbështetja, apo të krijohet pamja e mbështetjes?
“Mos qëndroni të ndarë, vendosuni mes qytetarëve të Bërvenicës”, është në thelb mesazhi. Pra, ministrat, deputetët, kryetarët e komunave dhe funksionarët duhet të jenë aty, në mesin e njerëzve, që të shihet se VLEN-i “ka përkrahje”.
Por, zoti Azizi, qytetarët nuk votojnë për numrin e funksionarëve që ulen në sallë. Ata votojnë për atë që besojnë se mund ta drejtojë komunën.
Në fakt, në një garë kaq të ndjeshme si ajo e Bërvenicës, një komunë e përzier ku çdo votë ka peshë, prania e madhe e funksionarëve nuk është domosdoshmërisht dëshmi e fitores së afërt. Mund të jetë edhe dëshmi se partia po përpiqet të krijojë një momentum që ende nuk e ka siguruar në terren.
Dhe këtu deklarata e Azizit mbetet disi “as mish, as peshk”. Sepse në vend të një mesazhi të qartë politik – “ejani, mobilizohuni dhe ta fitojmë Bërvenicën” – na del një udhëzim për t’u ulur mes qytetarëve “që të duket”.
Por zgjedhjet nuk fitohen që të duket.
Zgjedhjet fitohen kur qytetari bindet.
Nëse VLEN është i bindur se kandidati i tij ka epërsi, atëherë duhet të flasë për programin, për punën, për Bërvenicën dhe për arsyen pse qytetarët duhet t’ia japin votën Jakup Huseinit. Jo thjesht për sa funksionarë do të jenë në sallë.
Sepse në këtë garë, ndërsa VLEN-i dhe AKI-ja përplasen për votën shqiptare dhe VMRO-DPMNE-ja pret momentin e vet,(mbase me kushtëzime BDI -Rasti i Artan Grubit -dhe shkojmë në zgjedhje të parakohëshme më jepni përkrahje për kandidatin,ndërsa VLEN-it i premton zgjedhje të rregullta nëse më jepni përkrahjen …vetëm LSDM-ja(mbase funksionon dhe mba për një marrëveshje të fshehur me VMRO-DPMNE,vetëm shqiptarë të mos jetë ) pra LSDM mund të jetë ajo që përfiton nga përçarja e të tjerëve. Dhe pikërisht këtu qëndron paradoksi: dy të parët mund të harxhojnë energjinë duke u përplasur, ndërsa i katërti të marrë atë që mbetet.
Prandaj, Bërvenica nuk ka nevojë për fotografi të mbushura me funksionarë. Ka nevojë për vota.
Dhe Adnan Azizi, nëse synimi është fitorja, ndoshta duhej ta kishte thënë shumë më thjesht:
“Mos vini vetëm që të duket. Ejani që të fitojmë.”
Sepse më 18 tetor nuk numërohen karriget në sallë. Numërohen votat në kuti…Ku janë dy mos u bë i treti …LSDM si duket do i fërkojë duart sepse ka një atu…kandidat të përafërt edhe me banorët votues shqiptar në fshatrat që krijojnë komunën e Bërvenicës…www.telegrami.mk
