Pas vendimit të Qeverisë, Ministria e Financave ka nisur procedurë për një huamarrje të re prej 1,3 miliardë eurosh në tregun ndërkombëtar. Mickoski dhe Dimitrieska-Koçoska erdhën në pushtet me premtime për uljen e borxhit publik, stabilizimin fiskal dhe zhvillimin ekonomik përmes investimeve, prodhimit dhe vendeve të reja të punës. Në vend të kësaj, borxhi publik që nga ardhja e tyre në pushtet është rritur për 21 për qind, përkatësisht nga 8,87 në 10,72 miliardë euro”, thonë nga partia Levica.
“Vetëm për interesa, vitin e ardhshëm shteti do të duhet të ndajë mbi 400 milionë euro. Këto janë mjete që nuk do të jenë në dispozicion për shërbime publike, politika zhvillimore dhe investime, por për servisimin e borxhit të akumuluar.
Përveç kësaj, deri në qershor të vitit 2026, shteti dhe sektori publik kanë 692 milionë euro detyrime të maturuara, por të papaguara. Bëhet fjalë për detyrime tashmë të arritura për pagesë ndaj qytetarëve, kompanive dhe subjekteve të tjera, të cilat ende duhet të shlyhen, ndërsa nuk janë përfshirë në shumën zyrtare të borxhit publik.
Barra e një politike të tillë nuk zhduket me huamarrje të re, por bartet në të ardhmen. Sa më shumë mjete të ndahen për interesa dhe shlyerjen e borxheve të vjetra, aq më pak hapësirë mbetet për shëndetësinë, arsimin, mbrojtjen sociale, infrastrukturën dhe investimet prodhuese. FMN-ja, Banka Botërore dhe Këshilli Fiskal prej vitesh paralajmërojnë për rreziqet fiskale që lidhen me detyrimet e sektorit publik dhe nevojën që ato të merren parasysh gjatë vlerësimit të nivelit real të borxhit.
Ndërkohë, Qeveria vazhdon ta shesë tregimin për Maqedoninë si “qendër ekonomike”, ndërsa nuk ka një strategji të qartë për rritjen e prodhimit vendas, krijimin e vlerës më të madhe të shtuar dhe uljen e varësisë nga importi, kapitali i huaj dhe huamarrjet e reja. Në vend të reformave strukturore ekonomike, qytetarët marrin borxhe të reja dhe kosto gjithnjë e më të madhe për servisimin e tyre.
Borxhi publik ka arritur në 10,72 miliardë euro, ndërsa qytetarët maqedonas në të njëjtën kohë përballen me shpenzime të larta të jetesës, inflacion dhe rënie të fuqisë blerëse. Socializimi i kostos së huamarrjes nënkupton se gje
