Kur e vërteta bëhet e padurueshme, sado e bukur që të tingëllojë gënjeshtra ajo nuk e ndryshon realitetin.
Deklaratat e Bilall Kasamit se borxhi komunal është reduktuar në 3 milionë euro tingëllojnë si përpjekje për ta zëvendësuar realitetin me atë që ai dëshiron të besojnë qytetarët. Por borxhet nuk zhduken duke i mohuar dhe përgjegjësia nuk shuhet duke e përsëritur një gënjeshtër.
E vërteta e hidhur është kjo:
* Në vitin 2021, vetë Kasami deklaroi në një konferencë për shtyp se borxhi i Komunës së Tetovës, pa ndërmarrjet publike dhe shkollat, ishte 14 milionë euro.
* Ndërkohë, në vitin 2023, Komuna mori rreth 4 milionë euro nga shteti përmes obligacionit strukturor, me të cilat u shlyen borxhe.
* Raporti zyrtar i Ministrisë së Financave për qershorin 2026, bazuar në detyrimet e paraqitura nga vetë institucionet, e rendit Komunën e Tetovës në vendin e 9-të ndër 1.233 subjekte, sipas detyrimeve me afat të kaluar dhe të papaguara.
* Duke mbledhur të katër kolonat e këtij raporti, detyrimet e raportuara të Komunës arrijnë në 973.222.527 denarë, ose rreth 15,82 milionë euro, përfshirë detyrimet që ende nuk kanë arritur afatin e pagesës.
* Pra, megjithëse janë paguar rreth 4 milionë euro për shlyerjen e borxheve, detyrimet e Komunës kanë arritur në 15,82 milionë euro. Duke llogaritur edhe shumën e shlyer, kjo nënkupton afër 6 milionë euro detyrime shtesë gjatë këtyre pesë viteve të keqmenaxhimit të Kasamit, vetëm në Komunën e Tetovës, pa ndërmarrjet publike, shkollat dhe çerdhet!
Si u arrit nga 15,82 milionë euro detyrime të raportuara në pretendimin për vetëm 3 milionë euro për vetëm 3 muaj? Me cilat mjete u shlyen dhe ku janë dëshmitë e pagesave?
Po ashtu, sipas informatave që kemi, një pjesë e konsiderueshme e detyrimeve të Komunës mbetet ende e paregjistruar dhe e paevidentuar. Kjo kërkon transparencë të plotë dhe verifikim institucional nga orgabet kompetente.
Kasami mund të përpiqet të blejë kohë, por çdo ditë pa përgjigje e rëndon përgjegjësinë e tij politike dhe morale para qytetarëve. Për çdo shkelje të konstatuar duhet të ketë edhe përgjegjësi ligjore.
Me lidhëse mund ta gjeni raportin e plotë zyrtar të Ministrisë së Financave për borxhet e komunave, ndërmarrjeve dhe institucioneve deri më 30.06.2026:https://portal.mdt.gov.mk/pos…/izvestai-2026-file-4LeE.pdf


