9.3 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeAdnan Azizi ofendoi gazetarët/ Lëvizja Populli: VLEN tu kërkojë falje gazetarëve dhe...

Adnan Azizi ofendoi gazetarët/ Lëvizja Populli: VLEN tu kërkojë falje gazetarëve dhe mediave

Lëvizja Populli e udhëhrqur nga Skender Rexhepi- Zejdi ka reaguar kundër gjuhës kërcënuese dhe ofenduese të përdorur nga funkionari i lartë i VLEN, Adnan Azizi.

Nga Lëvizja Populli thonë se kjo gjuhë mund t’i ngjajë nacionalistëve maqedonas, por të vijë nga bartës të VLEN-it, është e papranueshme, jonjerëzore dhe në kundërshtim të plotë me vlerat tona mbarkombëtare.

Nga Populli kërkojnë që pas kësaj, VLEN tu kërkoj falje urgjente gazetërëve dhe mediave.

Reagimi plotë:

Lëvizja POPULLI është thellësisht e shqetësuar për deklaratat përçarëse të eksponentëve të Koalicionit VLEN, ndaj gazetarëve dhe mediumeve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo gjuhë mund t’i ngjajë nacionalistëve maqedonas, por të vijë nga bartës të VLEN-it, është e papranueshme, jonjerëzore dhe në kundërshtim të plotë me vlerat tona mbarkombëtare.

Andaj, kërkojmë që VLEN menjëherë tu kërkojë falje gazetarëve, mediumeve dhe analistëve, si dhe të distancohen nga gjuha përçarëse brenda shqiptare që po përdoret nga eksponentët bartës të tyre.

Në kohën kur institucionet ndërkombëtare për punën e tyre profesionale vlerësojnë lartë mediat dhe gazetarët shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pikërisht VLEN tenton të njollosë profesionalizmin e tyre gazetaresk dhe mediatik.

Me këtë qasje ofenduese dhe denigruese opozita shqiptare e shfaq vetëm frikën e ballafaqimit profesional me gazetarë dhe media që sigurojnë kushte të paanshme për debate që ua demaskojnë destruktivitetin e tyre politik.

Poashtu apelojmë edhe deri te përfaqësuesit ndërkombëtarë në RMV që këto thirje përçarëse ti marrin si mesazh për tentim të heshtjes së fjalës së lirë, si e drejtë e garantuar me të gjitha konventat demokratike.

Sa më shumë që po zgjërohet Fronti Europian, aq më agresive dhe e turpshme po bëhet fushata e opozitës shqiptare. Fundi i tyre politik po shihet qartë – 24 Prill dhe 8 Maji.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments