15.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti në Gllogjan: Kosova u çlirua nga gjaku i dëshmorëve dhe...

Ali Ahmeti në Gllogjan: Kosova u çlirua nga gjaku i dëshmorëve dhe ndihma e aleatëve tanë, ndaj jemi përjetësisht mirënjohës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në përvjetorin e epopesë së Dukagjinit në Gllogjan tha se epopeja e marsit do të mbetet nga ditët më të shënuara në histori.

“Sepse të gjithë këta të rënë deshën të jenë në krah të komandantit legjendar Adem Jashari për të lehtësuar dhimbjen dhe për të dhënë lajmin se Kosova u çlirua nga gjaku dhe ndihma nga aleati”, tha Ahmeti.

Kreu i BDI-së para të pranishmëve theksoi se shqiptarët duhet t’u jenë mirënjohës Amerikës dhe NATO-s dhe se siç tha ai ideali i të gjithë të rënëve për liri ka qenë që të mos ketë kufi e gjemba mes shqiptarëve.

“Ne si komb ndodhemi në një rajon i cili duhet të ketë miqësi të fortë dhe kjo miqësi është bërë në momentin më të duhur që shqiptarëve ua dashtë. Çdo ftohje, çdo neglizhencë ndaj aleatëve tanë strategjikë e historikë të kombit duhet çuar përpara sepse Kosova akoma ka nevojë që të marrë përfundimisht fizioniminë e një shteti të pranuar ndërkombëtarisht, misioni jonë dhe pikërisht këtu sepse ideal i të gjithë të rënëve për liri ka qenë që të mos ketë kufi e gjemba mes shqiptarëve dhe kjo po na troket në derë të gjithë bashkarisht t’i forcojmë radhët dhe me bindje, të integrohet Kosova në NATO ashtu siç janë edhe dy vendet fqinje dhe bashkarisht të integruar në BE”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments