Për një vit buka, mielli, vaji dhe produktet tjera ushqimore janë rritur për 100 për qind, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.
“Ajo që vitin e kaluar mund të blihej me 500 denarë, tani nuk mund të blihet as me 1000 denarë.
Nuk ka drejtësi. Nuk ka drejtësi për të vdekurit në spitalin e Tetovës, për të vdekurit në rastin e Besa Transit. Nuk ka drejtësi për Tothin, për djalin e ri nga Strumica që u vra pak ditë më parë.
Sistemi nuk funksionon.
Me LSDM-në dhe BDI-në, fermerët po e kanë më të vështirë të mbijetojnë. Ata nuk mund të shesin prodhimet e tyre dhe nuk kanë asgjë për të ushqyer familjet e tyre.
Njerëzit në mes të një pandemie po përballen me kolapsin e kujdesit shëndetësor.
Jeta në Maqedoni nuk ka qenë kurrë më e keqe. LSDM dhe BDI duhet të largohen. Zgjedhjet një orë më shpejt”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.