Propozim ndryshimet e ligjit të evidencës amë nuk gëzojnë mbështetjen as të pushtetit as të opozitës dhe për këtë shkak është shtyer edhe debati.
“Ligji për ndryshimin e gjinisë është shtyrë. Siç e shpjegoi edhe zëvendësministri i Drejtësisë, bëhet fjalë për një rast të fituar në Gjykatën e Strasburgut nga një qytetar i vendit tonë me çrast detyrohet edhe Qeveria dhe Kuvendi ta ndryshojë Ligjin për librat amë. Do të thotë është shtyrë”, tha zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi gjatë një emisioni në TV21.
Pak ditë më parë Zëvendësministri i Drejtësisë Agim Nuhiu në një prononcim për Klan Maqedoni, të enjten theksoi se ky propozim ligj është refleksion i Qeverisë viz-a-vi aktgjykimit të Gjykatës së Strasburgut dhe rekomandimeve të institucioneve të BE-së. Ai tha se ka qëndrim negative për këtë zgjidhje ligjore ku do t`I shpalos gjatë debatit parlamentar dhe siguron se propozimi nuk e përmban nënshkrimin e tij. Ligji për evidencën amë, parasheh mundësi për për regjistrim të personave që do të ndryshojnë gjininë vetëm me posedimin e letërnjoftimit dhe një deklarate që do të formalizohet në noter deklaroi Nuhiu. /KlanMacedonia/