BBC raporton se gazetarja e një televizioni rus që protestoi “live” gjatë edicionit të lajmeve kundër luftës në Ukrainë, është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.
Marina Ovsyannikova u shfaq dje gjatë edicionit të lajmeve në televizionin shtetëror rus “Channel One”, me një pankartë ku shkruhej “Ndaloni luftën. Mos i besoni propagandës”.
Menjëherë pas ngjarjes ajo u shoqërua në një stacion policor në Moskë, ndërsa tani nuk dihet ku ndodhet.
Protestat janë shpallur të jashtëligjshme në Moskë.
Ndërkohë gazetarët që përhapin “lajme të rreme”, qeveria ruse ka miratuar ligjin që i dënon me 15 vjet burg.