Avokat i shtetit sot u takua me përfaqësues të institucioneve më të larta shtetërore, ku u diskutua për mossuksesin e shtetit që të kompensohet dëmi prej 17 milionë euro në buxhetin shtetëror nga rasti me biznesmenin Sead Koçan për rastin “Trust”.
Ndërkaq, pas takimit të avokatit të shtetit me përfaqësuesit të instituconeve më të larta shtetërore, prokurorja Villma Ruskovska, do të hetojë lëshimet gjatë procedurës penale dhe në janar të mbi lëshimet dhe konstatimin e përgjegjësisë së palëve, gjegjësisht keqpërdorimin e detyrës zyrtare.
Në këtë takim mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, Ljupço Nikollovski, drejtori i Agjencisë për menaxhimin me prona të konfiskuara, Faton Asani, krerët e gjykatës Penale dhe Civile, përfaqësues të Qeverisë, ministrisë së Drejtësisë, Kadastrës dhe Regjistrit Qendror.
Jozyrtarisht te dështimi i kthimit të dëmit shtetërorë erdhi si pasojë e dëshmisë së Prokurorisë Publike e cila në vend që të vendoste ngritjen e pasurisë në Pronat e Koçan, kishte vendosur konfiskimin e pasurisë e cila prej 17 milion eurove. Ndërkaq, gjatë procedurës prokurori publik nuk kishte pranuar zgjerimin e konfiskimit në pasuri të pa vendosur në hipotekë dhe as nuk kishte kërkuar prishjen e hipotekave në fazën e paraparë me ligj.
Edhe pse Avokati i Shtetit kishte kërkuar që hipotekat të prishen përmes procedimit penal, Gjykata Supreme kishte rekomanduar se e njëjta duhet bëhet përmes Gjykatës Civile. Kjo e fundit edhe në vendimin e shkallës së parë edhe në vendimin e shkallës së dytë kishte konstatuar se procedura për prishjen e hipotekave është dashur të zhvillohet gjatë procedurës penale dhe në këtë fazë nuk lejohet, duke bë që përfundimisht dëmi i shkaktuar nga Koçan prej 17 milion eurove të mos mund të kthehet në buxhetin shtetërorë.
Sead Koçan ishte i dënuar me burg për shkak sigurimit të tenderit në mënyrë joligjore duke falsifikuar dokumentet.
Kujtojmë se emri i tij u gjet edhe në listën e personave të cilën ministria e Drejtësisë e dërgoi deri tek presidenti Pendarovski për t’i falur, megjithatë kjo listë u tërhoq.