92% e administratorëve të punësuar në bazë të marrëveshjes kornizë janë shpërndarë nëpër vendet e tyre të punës, informoi zv/kryeministri Artan Grubi. Ai theksoi se në punë janë vendosur edhe ata që ishin kontestues në Inspektoriatin Shtetëror të tregut, ndërsa kanë mbetur për t’u sistematizuar vetëm ato në MPB.“Jemi në process të transferimit të fundit të personave në MPB, 140 prej tyre të cilët për momentin janë duke kaluar një process të vetingut në Agjencionin për Siguri Kombëtare. Sa kam informacion unë mbi 120 kanë kaluar procesin e vetingut dhe shpresojmë që brenda ditëve do të fillojnë edhe në Ministrinë e Brenshme, me çrast do të rrumbullaksohet I gjithë procesi. Ka pasur ca dilema procedurale. Për shembull, një grup i Kumanovës, i cili ishte transferuar te Drejtoria e Tatimeve ishte vendosur në Shtip, po Shtipi e mbulon qytetin e Kuanovës si rajon dhe ishte vetëm çështje teknike e marrjes së dokumentacionit.”, tha Artan Grubi, zv/kryeministër i parë.