Artan Grubi: BDI fitues absolut i zgjedhjeve, do ta fitojmë edhe Gostivarin (Video)

40

Zv.kryeministri i parë Artan Grubi është i bindur se BDI-ja do të del fitues absolut nga zgjedhjet lokale të tetorit, shkruan gazeta LAJM. Ai tha se të gjitha anketat e nxjerrin BDI-në fituese në të gjitha komunat e mëdha me shumicë shqiptare në RMV, madje edhe në Gostivar.

“Kishim takim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit Ali Ahmeti, ku u diskutua rreth zgjedhjeve lokale. Vendosëm të përsërisim modelin e bashkëpunimit të vitit 2017 me disa modifikime të caktuara, diku do të përkrahim njëri-tjetrin që në rrethin e parë ndërsa në vendet tjera në rrethin e dytë me përkrahje të ndërsjellë edhe me partnerët tjerë të koalicionit. Por me bindje të thellë ua them në përputhje me të gjitha anketat që i kemi bërë deri më sot jemi favorit absolut për t’i fituar të gjitha më të mëdha në këtë vend përfshirë edhe komunën e Tetovës, Gostivarit, Strugës, Dibrës, Çairit, Sarajit dhe komunat tjera rurale”, tha Grubi./Gazeta LAJM