Arben Taravari: Kërçova do të çlirohet nga sundimi i BDI

43

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili udhëheq me Komunën e Gostivarit ka deklaruar se në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor, Kërçova do të çlirohet nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Në këto zgjedhje lokale, Kërçova do të çlirohet nga sundimi i BDI-së!”, shkroi Taravari në “Facebook”.

Por, kohë më parë, sekretari organizativ i BDI-së, Artan Grubi tha se BDI-ja do të marrë Gostivarin, pasi kjo komunë si asnjë tjetër ka nevojë për ndryshim.

“Gostivari meriton ndryshimin. Asnjë komunë tjetër, aq sa Gostivari nuk kanë nevojë për ndryshim, për arsye të keqmenaxhimit në këto katër vitet e fundit dhe e shoh kërkesën e përditshme, të çdo qytetari të Gostivari, për të bërë ndryshimin e duhur dhe për t’u kthyer në rrugën e duhur dhe ajo është rruga e prosperitetit dhe rruga e menaxhimit të duhur të Komunës nga njerëz të duhur, nga subjekt i duhur dhe dikush që do t’i përkushtohet 100% Gostivarit, sepse këtë e meriton Gostivari”, pati deklaruar Grubi, transmeton TV21.

Me Kërçovën është duke udhëhequr BDI, me Fatmir Deharin./TV21