10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeASH-AAA-ja: 2 milionë euro vetura për ministrat

ASH-AAA-ja: 2 milionë euro vetura për ministrat

rtia opozitare Aleanca për Shqiptarët ka dërguar kritika në drejtim të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

“Trotineta dhe akuza për administratorët, 2 milion euro vetura për ministrat”, kështu ka filluar reagimin ASh-ja.

“Qeveria ka nënshkruar kontratë për marrjen me lizing të 45 veturave luksoze, për të cilat do të paguajë rreth 40 mijë euro apo rreth 2 milion euro gjithsej edhe atë për vetëm 36 muaj.
Ky është një nga abuzimet më të rënda që i bëhet parasë së qytetarëve, në një kohë kur ekonomia është para kolapsit, bizneset e vendit para bankrotit, ndërsa qytetarët për çdo ditë e braktisin vendin nga skamja dhe kriza ekonomike.
Ky skandal nxjerr edhe një herë në shesh fytyrën e vërtetë të Qeverisë SDSM-BDI. Kujtojmë se ditë më parë, ministri jeshil  Bujar Osmani promovoi trotinetë elektrik për adminiatratorët, duke u tallur me ta, ndërsa shefi i tij Zoran Zaevi i akuzoi se administratorët janë të korruptuar dhe se ministrat qenkan të pastër.
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vlerëson se vendimi i fundit i Qeverisë ka komfirmuar se Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti tanimë ja kanë kaluar edhe Nikolla Gruevskit, si për blerjen e veturabe luksoze ashtu edhe për nënçmimin dhe keqpërdorimin e administratës. Ju sigurojmë se shumë shpejtë do të vijë drejtësia për të gjithë në këtë shtet. Abuzuesit do të përgjigjen edhe për qindarkën e fundit që kanë vjedhur nga xhepi i popullit”, thuhet në reagim

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments