12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRezoluta e VMRO-DPMNE-së,lojë edhe e Qeverisë për mungesë guximi të bllokut shqiptar...

Rezoluta e VMRO-DPMNE-së,lojë edhe e Qeverisë për mungesë guximi të bllokut shqiptar për Rezolutë Shqiptare

lajmi interaktiv

Se VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë filluar një lojë tallëse me partitë politike shqiptare po lexohet nëpërmes rreshtave edhe tek Rezoluta e VMRO-DPMNE-së ndaj Bullgarisë dhe vijat e kuqe por edhe te Korridori 8 ku Anti Korrupsioni ka nisur ankesë deri tek Gjykata Kushtetuese për ndarjen e koncesionit pa tenderë nga Qeveria që më vonë kaloi si ligj por e nënshkroi edhe Kryetari i Shtetit Stevo Pendarovski,që çisto shqip i bie iniciativa buron dhe del brenda qarqeve Qeveritare të afërta me LSDM që Korridori 8 të zhagitet nëpër lavirinthe juridke dhe mos bëhet, pra të shtyhet edhe për nja 8 vite ( për shkak se Korridori 8 kalon nëpër gjitha qytetet me shumicë shqiptare në RMV, sërrish qarkullon e njëjta përrallë si në vitin 2005 kur Gruevski dhe Musa Xhaferri proklamuan publikisht se nuk paska leverdi ekonomike për shtetin ky Korritor 8 … pra duket e dyshimtë puna e Anti Korrupsionit e cila nuk e fsheh dashurinë me Qeverinë ,për shkak se deri tash edhe Korridori 10 u ndërtua në këtë stil por nuk pati reagime nga Anti Korrupsioni ,pra ka vend për ankesë ende sepse pjesë të saj vazhdojnë të ndërtohen posaçërisht kraku Kërçovë-Ohër dhe mund të drejtohen te Gjykata Kushtetuese (shembullin që e përmendin si firma amerikane te Korridori 8 është poashtu edhe koncesioneri kinez është zgjedhur te Korridori 10 ) ,ose pse nuk reaguan Anti Korrupsioni nuk dërgoi në Gjykatë Kushtetuse për tenderime Ministrish të ndryshme në katër sy ose ato komunale me bollëk ..interesant …intersant …nuk e bënë në Anti Korrupsion …e pse …hëm pusto kjo dashuria …

Ndërsa sa i përket Rezolutës së VMRO-DPMNE -së për vijat e kuqe me Bullgarinë si duket kjo Rezolutë ka përkrahjen e Zaevit ( ok do e pranojë Rezolutën thotë Zoki ama i mungon shkresës atributi SEVERNA i cili po luan me partitë shqiptare në Qeveri mish- mash që nuk bëzajnë sepse qëllimi i fundit i Rezolutës së VMRO-DPMNE-së është të futet pastaj në Preambulë po të kalojë me shumicë votash …është për të qeshur se si mundohen LSDM nëpërmes VMRO-DPMNE-së tua kontrabandojë edhe partive shqiptare kur kjo REZOLUTË mund të kaloj në Parlament me Shumicën e Thjeshtë me vetëm 31 vota pra nga 61 të pranishmit ,këtë e ka VMRO me LSDM por qëllimi është ndaj ndërkombëtarëve të duket se ka përkrahjen edhe të shqiptarëve …dhe të jeni të sigurtë se do e marrin …HESHTIN partitë e pushtetit të bllokut shqiptar të kapura në Qeveri ZAEV2 dhe nga LSDM në vend që të kërkojnë nga Qeveria edhe Rezolutë shqiptare me vija të kuqe …ata shesin në opinion mendimin se është problem brenda maqedonas…a në të vërtetë bëhet për supremacionin e shtetit …Blloku shqiptar në Qeverinë Zaev 2 nga paaftësia dhe në stilin ALLA ARTAN GRUBI SHOW vëç kanë filluar ta arsyetojnë nëpër mediume …punë e tyre e bllokut maqedonas…dhe duhet shqiptarët prap pas nja 30 viteve të shpresojmë nëpër odat dhe çajtoret se do na i rregullojnë amerikanët..gabimet e tyre te QEVERIA Zaevi 2 të bllokut (BDI+BESA+PDSH). ..vneshtën e rruan tutta …(e bën të veten kapjet e shtetit, postet me përparsitë që ofrojnë dhe pushtetin që e duan posaçërisht ta ushtrojnë shqiptari ndaj shqiptarit …në RMV për 20 vite çështja shqiptare dhe shkuarja e saj më tej është në nokdaun a referi Zaev vetëm numron 1-2-3-4-…para tij Gruevski)

Lajmi Aktiv që qarkullon

https://www.mkd.mk/makedonija/politika/zaev-ne-e-kapric-tuku-princip-nema-da-glasame-za-rezolucijata-na-vmro-dpmne-ako

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments