Serbia kërcënon Athinën,nëse njeh pavarësinë e Kosovës?!

51

Edhe Rumania e Sllovakia nën presion amerikan

Pas takimit konsultativ me presidentin Vuçiç, kryeparlamentari Daçiç kërcënoi Athinën se do të përballet me pasoja nëse do të njohë pavarësinë e Kosovës. Daçiç tha se deri më tani nuk ka ndonjë informacion konkret se Greqia do ta ndërmarrë së shpejti këtë hap, por nëse kjo ndodh, kryeparlamentari tha se Serbia ka mundësi t’i përgjigjet Greqisë në anën tjetër.

Daçiç pranoi se Greqia është nën presion për ta njohur Kosovën pa përmendur se nga cilët shtete të fuqishme vjen kërkesa ndaj Mitsotakisit. Ashtu si ndaj Greqisë ka zëra në Bruksel se administrata Biden ka rritur presionin ndaj shteteve të tjera pjesë e BE-së, si Sllovakia dhe Rumania.

Daçiç tha se këto shtete janë nën presion prej një kohe të gjatë dhe po përballen me dilema dhe probleme të vazhdueshme. Serbia të paktën shpreson se Spanja dhe Qiproja nuk do ta bëjnë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur në të ardhmen e afërt Ata i njohën pasaportat, por nuk e njohën Kosovën e pavarur, u tha mediave kryeparlamentari Daçiç.

Për kryeministrin kosovar ai tha se nuk ka asnjë lidhje me realitetin, se është plotësisht jashtë axhendës së dialogut dhe se synon t’i pengojë këto bisedime dhe t’i bëjë ato të pakuptimta, duke bërë presion ndaj Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës.https://tvklan.al/serbia-kercenon-athinen/