3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaKulturëALI VISHKO / SI SHKOLLOHESHIN QYTETARËT E TETOVËS DHE RRETHINËS GJAT SUNDIMIT...

ALI VISHKO / SI SHKOLLOHESHIN QYTETARËT E TETOVËS DHE RRETHINËS GJAT SUNDIMIT TË PERANDORISË OSMANE? SA SHKOLLA KISHTE, CILAT ISHIN SHKOLLAT DHE KUSH ISHIN ARSIMTARËT?

Autor: Prof.Dr. Ali Vishko(Tetovë) SHKËPUTUR NGA LIBRI “POLLOGU NËPËR SHEKUJ” – BOTUAR NË VITIN 1994.

Në suazat e reformave intensive që bëheshin vazhdimisht në gjysmën e dytë të shekullit XlX, me qëllim të shpëtimit të Perandorisë Osmane nga shkatërrimi, përveç ndryshimeve ekonomike, administrative, ushtarake, gjyqësore e të tjera, ishin bërë ndryshime dhe në sferën e arsimit me atë rast ishin marë masa për modernizimin dhe zgjerimin e rrjetës shkollore, hapjes së shkollave shtetërore e private sa më shumë, themelimi i bibliotekave nëpër qytetet e të tjera.Një zhvillim i tillë, përveç në viset të tjera të Perandorisë Osmane, ndihet edhe në Vilajetin e Kosovës, njëkohësisht edhe në Tetovë e rrethinë, e cila në atë kohë ndodhej në suazat e Vilajetit të përmendur. Treva e Tetovës atëherë përjeton një përparim të dukshëm e të shpejtë në ekonomi ku, përveç bujqësisë e blegtorisë, zhvillohen dhe zejtaria, tregtia e të tjera. Zhvillimi ekonomik i këtij vendi në atë kohë mundësoi këtu në Tetovë e rrethinë të zhvillohet e të arrijë në një shkallë më të lartë edhe arsimi e kultura. Me përmirësimin e kushteve në më shumë sfera të jetës, në gjysmën e dytë të shekullit XIX në Tetovë, qytet me 20.000 banorë, e në rrethinë hapen më shumë shkolla fillore private ose sabiane, shtetërore ose iptidae, medrese ose shkolla fetare dhe. më vonë edhe një shkollë ruzhdie ose progjimnaz (gjimnaz i ulët).Me zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve kulturo-arsimore, sipas dokumenteve disponuese zyrtare osmane të Vitit 1292 h. (sipas hizhrit, 1875 vj). ku përafërsisht tregohet gjendja shkollore në Tetovë për vitin shkollor 1872/73, në qytetin e Tetovës e në rrethinë kishte 7 shkolla fillore ose iptidae, respektivisht sabiane ose private për popullsinë islame, ku mësimi mbahej në gjuhën e popullit shtetformues – turke ose osmane, dhe shkollë fillore për popullsinë e krishterë slave në gjuhën bullgare, etj.Në të dhënat osmane të mëvonshme, të vitit 1296h. (1876vj.) numri i shkollave në këtë vend është i njëjtë, si në vitin shkollor 1872/73. Kjo gjendje në arsimin e vendit vazhdoi këtu edhe disa vjet. Numri më i madh i këtyre shkollave ishte në qytetin e Tetovës, ndërsa nëpër fshatra rrallë kishte ndonjë shkollë. Në atë kohë, diçka më vonë në Tetovë u hapën dhe shkolla fillore shtetërore, të cilat finansoheshin nga buxheti shtetëror. Shkollat e para shtetërore u hapën në vitin 1312 h. (1894vj.). Shkollat shtetërore të hapura në atë vit në Tetovë, ishin si vijon:1. Haxhi Atik mahalesi (lagje), me shpenzime vjetore 3.660 grosha;2. Kumlluk mahalesi (lagje), me shpenzime vjetore 2.040 grosha;3. Xhedit mahalesi (lagje), me shpenzime vjetore 2.640 grosha.Një shkollë fillore shtetërore, sipas të dhënave nga Salnameja perandorake e Arsimit për vitin 1317h. (1899/1900 vj), kishte edhe në lagjen e Teqes quajtur ”Teqe mahalesí”, me shpenzime vjetore 7.650 grosha. Sipas të dhënave ekzistuese osmane nga ajo periudhë numri i shkollave në atë kohë në Tetovë e rrethinë shkueka gjithnjë e më tepër duke u rritur rrjeta shkollore gjithmonë e më tepër zgjeroheshka si në qytet, ashtudhe në fshatrat më të mëdha të Tetovës. Nga mbarimi i dekadës së parafundit e nga fillimi i dekadës së fundit të shekullit XIX në Tetovë e rrethinë punonin 5 shkolla fillore shtetërore. Në shkollat fillore shtetërore të qytetit të Tetovës në atë periudhë mësonin afer 400 nxënës. Sipas të dhënave osmane disponuese zyrtare të vitit 1315h. (1897/98vj.), të cilat flasin për vitin shkollor 1895/96, shkollat e tilla në Tetovë, në qytet në atë vit shkollor ishin si vijon:1. Në lagjenë ”Xhedit mahalesí”, një shkollë fillore me 60 nxënës, ku arsimtar ishte Hafez Hasan efendiu;2. Në lagjenë ”Xhami atik mahalesi”, një shkollë fillore me 120 nxënës, ku arsimtar ishte Hafez Qamil efendiu;3. Në lagjenë “Kypri mahalesi”, një shkollë fillore me 40 nxënës, ku arsimtar ishte Hafëz Hasan efendiu;4. Në lagjenë ”Sali Çelebi mahalesí”, një shkollë fillore me 150 nxënës, ku arsimtar ishte Hafez Hysein efendiu.Në qytetin e Tetovës si dhe në fshatrat, përveç shkollave fillore shtetërore, kishte dhe një numër të madh shkollash fillore private ose sabiane për djem e vajza, të cilat, sipas të dhënave zyrtare osmane ishin si vijon:1. Në lagjenë ”Sahat mehalesi”, pranuar nga shteti në vitin 1302h. (1884/85 vj.), me shpenzime vjetore 600 grosha, që ishte shkollë fillore private.2. Në lagjenë ”Çarshia e Poshtme”, pranuar nga shteti në vitin 1315h. (1897/98vj.), me shpenzime vjetore 500 grosha, shkollë fillore private ishte.3. Në lagjenë “Gam-Gam mahalesi”, pranuar nga shteti në vitin 1300 h. (1882/83 vj.), me shpenzime vjetore 550 grosha, që ishte shkollë fillore private.4. Në lagjenë ”Çarshi mahalesi”, pranuar nga shteti në vitin 1300 h. (1882/83 vj.), me shpenzime vjetore 200 grosha, që ishte shkollë fillore private.5. Në lagjenë “Sahat mahalesi”, shkollë fillore private, pranuar nga shteti në vitin 1299h.(1881/82 vj), me shpenzime vjetore 1.000 grosha.6. Në lagjenë ”Çarshi mahalesi”, pranuar nga shteti në vitin 1307 h. (1889/90 vj.), shkollë private, me shpenzime vjetore 900 grosha.7. Në lagjenë “Gam-Gam mahalesí”, një shkollë fillore private për vajza pranuar nga shteti në vitin 1308 h. (1890/91 vj.), me shpenzime vjetore 850 grosha.8. Në fshatin Gjermë, shkollë fillore private, pranuar nga shteti në vitin 1306 h. (1888/89 vj.), me shpenzime vjetore 500 grosha.9. Në fshatin Poroj, shkollë fillore private, pranuar në vitin 1305h. (1887/ 88 vj), me shpenzime vjetore 600 grosha.10. Në fshatin Tearcë një shkollë fillore, pranuar nga shteti në vitin 1309h. (1891/92 vj.), me shpenzime vjetore 800 grosha, shkollë private.11. Në fshatin Sllatinë një shkollë fillore private, pranuar prej shtetit në vitin 1309 h. (1891/92 vj.), me shpenzime vjetore 800 grosha.12. Në fshatin Përshevcë shkollë fillore private, pranuar nga shteti në vitin 1292h. (1875 vj), me shpenzime vjetore 700 grosha.13. Në fshatin Nerasht, shkollë fillore private, pranuar nga shteti në vitin 1299 h. (1881/82 vj), me shpenzime vjetore 800 grosha.14. Në fshatin Odri shkollë fillore private, pranuar nga shteti në vitin 1307h. (1889/90 vj), me shpenzime vjetore 600 grosha.15. Në fshatin Zhelinë shkollë fillore private, pranuar nga shteti në vitin 1294 h. (1877/78 vj), me shpenzime vjetore 500 grosha.16. Në fshatin Caralevë të Dërvenit shkollë fillore private, pranuar nga shteti në vitin 1299 h. (1881/82 vj), me shpenzime vjetore 500 grosha.17. Në fshatin Rogle shkollë fillore private, pranuar nga shteti më 1297 h. (l 879/80vj.), me shpenzime vjetore 500 grosha.18. Në fshatin Sallarevë shkollë fillore private, pranuar nga shteti më 1293 h. (1876/77 vj.), me shpenzime vjetore 1.000 grosha.19. Në fshatin Çellopek shkollë fillore private, pranuar nga shteti më 1294 h. (1877/78 vj.), me shpenzime vjetore 600 grosha.20. Në fshatin Vejcë shkollë fillore private, pranuar nga shteti më 1306 h. (1888/89 vj.), me shpenzime vjetore 800 grosha.21. Në fshatin Brodec shkollë fillore private, pranuar nga shteti më 1300 h. (1882/83 vj.), me shpenzime vjetore 450 grosha.22. Në fshatin Veshallë shkollë fillore private, pranuar nga shteti më 1308 h. (1890/91 vj.), me shpenzime vjetore 500 grosha.23. Në fshatin Lisec shkollë fillore private, pranuar nga shteti më 1304 h. (1886/87 vj.), me shpenzime vjetore 700 grosha.24. Në vendin Arabati shkollë fillore private, pranuar nga shteti më 1307 h. (1889/90 vj.), me shpenzime vjetore 600 grosha.25. Në fshatin Xhepçisht shkollë fillore private, pranuar nga shteti më 1307 h. (1889/90 vj.), me shpenzime vjetore 800 grosha.26. Në fshatin Pirok shkollë fillore private, pranuar nga shteti më 1305 h. (1887/88 vj.), me shpenzime vjetore 1.000 grosha.27. Në fshatin Urviq shkollë fillore private, pranuar nga shteti më 1302 h. (1884/85 vj), me shpenzime vjetore 950 grosha.Përveç shkollave fillore shtetërore e private, në atë periudhë në Tetovë, siç është përmendur dhe më parë, ishin hapur dhe disa medrese, të cilat shërbenin për nevojat fetare. Sipas të dhënave nga “Vjetari i Ministrisë së Arsimit i Perandorisë Osmane ” (Devlet Maarif Salnamesi) për vitin 1317 h. (1889/90 vj.), në Tetovë punonin medreset, si vijon:1. Në lagjenë “Kypri mahalesi” një medrese me 71 nxënës, nën drejtimin e myderizit (profesorit) Abdulla efendiut, të cilën medrese e pat themeluar Mehmet efendiu.2. Në lagjenë “Sahat mahalesi”, një medrese me 72 nxënës, nën drejtimin e mydërizit Sylejman efendiut, të cilën e pat themeluar Gostivarasi – Behlul aga.Më vonë me kalimin e kohës, numri i medreseve në Tetovë rritet e arrinë deri në katër. Në atë kohë në qarqet që ekonomikisht qëndronin më mirë, në meset e bejlerëve, agallarëve, tregtarëve e zejtarëve ndihet nevoja që fëmijtë e tyre të shkollohen dhe në shkolla më të larta, me qëllim që të pajisen më gjerësisht me dituri. Prandaj, nga fundi i dekadës tetë të shekullit XIX, në vitin 1297h. (1879 vj.) në Tetovë ishte hapur një shkollë ”ruzhdie” ose progjimnaz (gjimnaz i ulët) për djem. Kjo ruzhdie filloi me punë në një ndërtesë shtetërore dhe, mbaheshte me shpenzimet e shtetit, të cilat shpenzime vjetore ishin 10.000 grosha. Në fillim në Ruzhdienë e Tetovës ekzistonte vetëm klasa e parë; ajo ishte shkollë njëvjeçare, ku në atë vit aty mësonin 30 nxënës, të cilën e drejtonte arsimtari Vehbi efendiu. Në Ruzhdien e Tetovës, nisur prej vitit 1300h. (1882/83 vj), numri i nxënësve shkonte duke u rritur, ashtu që në atë vit këtë shkollë e ndiqnin 95 nxënës. Numri i nxënësve në Ruzhdien e Tetovës ishte i njëjti dhe në vitin 1301 h. (1883/84 vj.), si dhe në vitin 1302 h. (1884/85 vj.), ndërsa në vitin 1303 h. (1885/86 vj.) në këtë shkollë mësonin 83 nxënës. Në vitin 1304h. (1886/ 87 vj.) numri i nxënësve në shkollën e përmendur ishte zvogëluar në 76. Më vonë Ruzhdia e Tetovës prej shkollës së mesme të ultë njëklasëshe njëvjeçare, u bë ruzhdie dyvjeçare, dyklasëshe dhe, më pas ajo bëhet nëtreklasëshe, me tre vjet mësimi, qysh mbeti deri në fund të sundimit të osmanllinjve në këtë vend. Në vitet e fundit të shekullit XIX numri i nxënësve në Ruzhdien e Tetovës fillon të bie, ashtu që, sipas të dhënave disponuese të Perandorisë osmane nga ajo kohë, atë shkollë në vitin shkollor 1314/15 h. (1896/97 vj.) e ndiqnin 42 nxënës. Në atë vit shkollor në ruzhdien e përmendur ligjëronin katër arsimtarë nga të cilët tre vetë mbanin ligjerata nga lëndë të ndryshme mësimore, ndërsa njëri nga ata i katërti, në suazat e gjuhës ligjëronte shkrimin e dorës, quajtur ”rika”. Arsimtarët që ligjëronin atë vit shkollor në Ruzhdien e Tetovës ishin si vijon:1. Zejnelabedin efendiu – arsimtar i parë2. Hasan efendiu – arsimtari dytë,3. Rashid efendiu – arsimtar i tretë,4. Shefki efendiu – arsimtar i shkrimit të dorës – ”rika”Në këtë shkollë në vitin e përmendur shkollor shërbente dhe një shërbëtor. Në vitin e ardhshëm shkollor 1897/98 në Ruzhdienë e Tetovës mësonin 44 nxënës dhe, aty përsëri ligjëronin katër arsimtarë, si dhe punonte një shërbëtor. Arsimtarët e punësuar në atë vit shkollor ishin si vijon:1. Shefki efendiu – arsimtar i parë,2. Hasan efendiu – arsimtar i dytë,3. Rashid efendiu – arsimtar i tretë,4. Shefki efendiu – arsimtar i shkrimit të dorës – ”rika”Në vitin shkollor 1898/99 në ruzhdienë e përmendur mësimet i ndiqnin 37 nxënës, ku ligjëronin katër arsimtarë dhe, ata ishin si vijon:l. Shefki efendiu – arsimtar i parë,2. Shani efendiu – arsimtar i dytë,3. Hasan efendiu – arsimtar i tretë,4. Shefki efendiu – arsimtar i shkrimit të dorës – ”rika”Në atë kohë – në gjysmën e dytë të shekullit XIX, përveç ruzhdiesë së përmendur, për shkollimin e djemve të fesë islame, në Tetovë në vitin 1276h. (1859/60 vj.) ishte hapur dhe një shkollë ruzhdie bullgare, që të shkollohen djemtë e vajzat e popullsisë krishtere të vendit. Sipas të dhënave nga Vjetari i Ministrisë së Arsimit të Perandorisë Osmane, në fillim një kohë Ruzhdia bullgare e Tetovës ishte njëklasëshe, shkollë njëvjeçare. Këtë shkollë pat themeluar Nënmitropolia bullgare në Tetovë dhe, atë në flllim e ndiqnin vetëm djemtë, në numër të madh. Në vitin shkollor 1314/15 h. (1896/97 vj.) Ruzhdien bullgare në Tetovë ndiqnin 198 nxënës. Në atë shkollë mësimet i ligjëronte nënmitropoliti bullgar i Tetovës – myderizi(profesori) Jakim efendiu. Në vitin shkollor 1316/17 h. (1898/99vj.), gjendja në Ruzhdienë bullgare të këtij vendi ishte e njëjtë, me përjashtim të numrit të nxënësve, i cili ishte 189. Në kohën e sundimit të osmanllinjve në këtë vend, në Tetovë hapen dhe shkolla propagandistike të huaja, të cilat i hapën dhe finansonin qarqet e caktuara të vendeve fqinje – Serbia. Bullgaria, Greqia etj. Qarqet propagandistike serbe të Beligradit me ndihmen e qeverisë serbe nga vitet 30 të shekullit XIX filluan në Tetovë të dërgojnë arsimtarët për hapjen e shkollave serbe. Ne fillim arsimtarët serbë në këto shkolla ishin priftërinjtë nga Tetova si dhe murgesha, të shkolluara në Serbi, të cilat shërbenin në faltore krishtere të Tetovës. Këtyre shkollave serbe dhe bibliotekave librat serbe dergoheshin nga Serbia, me anë të tregtareve, kurbetçinjve, nxënësve që shkolloheshin në Serbi, të cilët ishin prej këtij vendi e të tjera. Propaganda kishtaro-shkollore serbe në Tetovë e rrethinë nga flllimi i shekullit XIX dhe si arsimtarë më të njohur në shkollat propagandistike serbe në Tetovë e rrethinë ishin klerikët e njohur orthodoksë të këtij vendi, siç qenë Kiril Pejçinoviq, Haxhi Serafim, Naum Ivanov, murgeshat Versavie dhe Marija Stoilkoviq e të tjerë. Në vitin 1883 ishin demaskuar synimet propagandistike të shkollave serbe në Tetovë e rrethinë e për këtë pushteti i osmanllinjve ato shkolla i mbylli.

https://www.facebook.com/tetovomuseum/posts/109912031032099

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments