8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaGazetarët përdorën gjuhë raciste, gazeta e famshme New York Times i falë....

Gazetarët përdorën gjuhë raciste, gazeta e famshme New York Times i falë. Stafi nuk dorëzohet deri sa i bën të largohen

Dy gazetarë të “New York Times” e kanë lënë gazetën për polemika të ndara, duke përfshirë reporterin për Covid-19, Donald McNeil, pas zbulimeve në lidhje me përdorimin e tij të gjuhës raciste ndërsa ishte në një udhëtim studentor të sponsorizuar nga një kompani.

McNeil dyshohet të ketë përdorur fjalën “Nigga” (term referuar për zezakët) para studentëve të shkollës së mesme në një udhëtim në 2019 në Peru. gGazeta fillimisht hetoi dhe tha se ai ishte disiplinuar.

Kjo përgjigje u kritikua fort në një letër nga më shumë se 150 punonjës të “Neë York Times” të cilët thanë se përkundër angazhimit të dukshëm t gazetës ndaj diversitetit dhe përfshirjes, fakti që dikush zgjodhi të përdorë gjuhë që është fyese është e papranueshme nga standardet e çdo redaksie .

Gjashtë studentë ose prindër në udhëtim ishin ankuar për komentet, raportoi Daily Beast. Në një mesazh për stafin të premten, Dean Baquet, redaktori ekzekutiv i gazetës dhe Joe Kahn, redaktori i saj menaxhues, njoftuan largimin e McNeil dhe gazetarit audio Andy Mills, i cili është një bashkë-krijues i podcastit “Daily” dhe një producent dhe bashkëdrejtues i podcastit të Kalifatit i cili kishte dështime serioze editoriale.

Gazetari për marrëdhëniet me mediat i kësaj gazete cicëroi njoftoi largimin e McNeil dhe një falje nga McNeil.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments