Ashtu si pritej, zv/presidenti amerikan Majk Pens nu ka pranuar tëpërdorë amendamentin e 25 për shkarkimin e Trump duke thënë se një gjë e tillë nuk është në interes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë ditës së sotme dhoma e përfaqësuesve do të votojë për vënien ose jo nën akuzë të presidentit Trump.
Dhoma e përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratoi rezolutën që i kërkon zv/presidentit Mike Pence që të aktivizojë amendamentin e 25 dhe të shkarkojë Donald Trump. Teksa në sallë zhvillohej debati, Pens i ka dërguar një letër kryetares së dhomës së përfaqësuesve Nensy Pelosi, në të cilën i shpjegonte se amendamenti i 25 nuk ishte përgjigja e duhur në interes të vendit. Refuzimi i zyrtar i Pens në këtë mënyrë ka mbyllur dhe rrugën për shkarkimin e Trump.
Por gjithsesi mbetet një veprim simbolik pasi Pens deklaroi dhe më parë se nuk do të pranonte. Iniciativa u sponsorizua nga deputeti i Merilend Xhemi Reskin, demokrat dhe ish profesor i të drejtës kushtetuese, i cili pohoi se amendamenti kuptohet si mekanizmi përfundimtar për të shkarkuar një president i cili nuk përmbush detyrat më elementare të zyrës së tij, dhe që me sjelljen dëmton republikën.
Kriza sipas tij nuk ka përfunduar ende. Në letrën dërguar kryetares së dhomës së përfaqësuesve, Nensy Pelosi, Pens theksonte se mekanizmi në fjalë nuk duhej përdorur si një mjet ndëshkimi apo pushtimi, por duhet përdorur në rastet e aftësisë mjekësore ose mendopre. Dhoma e përfaqësuesve do të votojë sërish ditën e sotme për të vendosur ose jo nën akuzë Trump.
Ndërkohë Trump po diskuton me shumë urgjencë mundësinë për t’i dhënë faljen fëmijëve të tij dhe vetes. Lajmi konfirmohet nga CNN që citon disa burime sipas të cilave presidenti vijon të vlerësojë hipotezën dhe pas përplasjeve të dhunshme në Kapitol Hill. Ideja për këtë gjë mbetet një fiksim për Trump që nga momenti i parë i uljes në Shtëpinë e Bardhë, u shprehën burimet për CNN./abcnews.al