Avokati Kujtim Cakrani në një shënim në mediat sociale, ka ngritur disa pyetje në mënyrën sesi po funksionon procesi i vettingut për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në pyetjet e ngritura Cakrani shkruan se si ka mundësi që të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët me orientim fetar Ortidoks e kanë kaluar procesin e Vetingut.
Ndërsa më tej shton se si ka mundësi që gjyqtarët dhe prokurorët me prejardhje Nacionaliste apo thënë ndryshe “Balliste” nuk e kanë kaluar asnjëri Vetingun.
“Konstatim! 1-Si ka mundësi që të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët me orientim fetar Orthodoks e kanë kaluar procesin e Vetingut?
2-Si ka mundësi që gjithë gjyqtarët dhe prokurorët me prejardhje Nacionaliste apo thënë ndryshe “Balliste” nuk e kanë kaluar asnjëri Vetingun?
A thua të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët me orientim fetar Ortodoks janë të pakorruptuar? Gjithashtu dhe ata me prejardhje Nacionaliste janë të korruptuar?”- shkruan Cakrani.