Vendkalimi kufitar grek “Niki” përkatësisht vendkalimi kufitar “Mexhitlija” do të mbyllet për komunikacion transportues dhe të udhëtarëve në periudhën nga data 22.07 (e mërkurë) prej orës 00:00 deri në datën 04.08.2020 (e martë) në lidhje me protokollet e reja të Qeverisë greke për masat restriktive të Kovid-19.
Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se deri te shërbimi qytetar i vendkalimit kufitar “Mexhitlija” nga ana e shërbimit kufitar grek nga vendkalimi kufitar “Niki” është dorëzuar njoftim, se vendkalimi kufitar grek “Niki” do të mbyllet për komunikacion transportues dhe të udhëtarëve në këtë periudhë.
“Të gjitha automjetet motorike transportuese dhe të udhëtarëve që planifikojnë të realizojnë hyrje dhe dalje nga dhe në Greqi në periudhën e cituar, atë do të mund ta realizojnë në vendkalimin kufitar grek “Evzoni”, informojnë sot nga MPB.