7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeNdërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, mospajtime mes dy grupeve të...

Ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, mospajtime mes dy grupeve të protestuesve ( video)

?LIVE: Protestohet kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë

?LIVE: Protestohet kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë

Geplaatst door Telegrafi.com op Woensdag 22 juli 2020

Në protestën e cila është duke u zhvilluar në Prishtinë kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe, ka pasur mospajtime mes dy grupeve të protestuesve.

Një pjesë e protestuesve kanë kundërshtuar ndërtimin e Xhamisë së Madhe ndërkaq një pjesë tjetër e protestuesve ka thënë se xhamia duhet ndërtuar, transmeton Telegrafi.

Blerim Ejupi, i cili është duke marrë pjesë në protestë theksoi se është e pakuptimtë të thirret një protestë kundër ndërtimit të objekteve fetare.

“Është e pakuptimtë që një komandat del kundër ndërtimit të xhamisë, ai po iu bashkohet serbëve. Si popull i Kosovës jemi më shumë se 95 përqind myslimanë, është e drejtë elementare me pas xhamitë dhe kjo është e mbrojtur edhe me Kushtetutën e Kosovës. Është e pakuptimtë një komandat të dal të thërras një protestë të tillë”, u shpreh ai para mediave.

Ndërkaq, disa protestues tjerë deklaruan se janë kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe dhe se lagjja “Dardania”, është shumë e ngarkuar.

Ndryshe, para disa ditësh, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka thënë se për një kohë të shkurtër do të përfundojë ndërtimi i xhamisë.

Projekti parashihet të kushtojë mbi 30 milionë euro dhe është i financuar nga Bashkësia Islame e Turqisë.

Ndërtimi i xhamisë parashihet të zgjasë rreth tri vite nga koha e fillimit të realizimit të projektit. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments