Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në një intervistë për T7 ka folur lidhur me zhvillimet aktuale para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare si dhe për kalimin e kreut të degës së ASH-së, Altrim Mamuti në radhët e Lëvizjes BESA.
Kasami ka theksuar se mosrealizimi i koalicionit mes BESA dhe ASH shkaktoi pakënaqësi nga vendimi i kësaj të fundit.
Përveç degës së Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, edhe shumë struktura dhe degë e nëndegë të tjera pritet që të kalojnë në Lëvizjen Besa pas aderimit të Altim Mahmutit.
Kasami ka theksuar se disa nga këto aderime madje nuk do i bëjnë publike por që figurat më me ndikim edhe do të publikohen.
Pavarësisht “luftës” që po zhvillohet mes partive shqiptare përfshi këtu edhe atë mes Besës dhe koalicionit ASH-AA, kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami tha se pas zgjedhjeve, nëse partia e tij del fituese, do të kishte dashur që të formojë Qeverinë me Ziadin Selën, më përpara se me Ali Ahmetin. Kasami madje bashkëpunimin me BDI-në e quan të keqe të domosdoshme, duke thënë se një gjë të tillë do e pranonte vetëm nëse do ishte e imponuar shkaku i numrave.