10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMe çfarë logo dhe emri do të garojë në listën zgjedhore Besa?

Me çfarë logo dhe emri do të garojë në listën zgjedhore Besa?

Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami në një intervistë për Express tha se llogo dhe emri i koalicionit që të shkruhet në fletëvotim nuk do të jetë diskriminues e as favorizues për asnjë parti të koalicionit.

Sipas Kasamit, koalicioni do të garojë nën emrin dhe llogon ne “Mundemi” dhe asnjë parti nuk do të jetë e favorizuar por të gjithë partitë do të jenë të theksuara dhe të barabarta me njëra tjetrën

Koalicionit “Mundemi” pjesë e së cilës është edhe Lëvizja Besa e Kasamit së fundmi iu shtuan edhe dy parti tjera serbe.

Bëhet fjalë për partitë ‘Srpska stranka na Makedonija’ dhe ‘Srpska napedna stranka na Makedonija’.

Kjo nënkupton se edhe këto dy parti do të ndajnë interesat e përbashkëta me të gjitha partitë tjera pjesë të koalicionit, kjo sepse koalicioni parasheh një gjë të tillë.

Veç tjerash, të dyja partitë serbe do të jenë në një listë zgjedhore me Lëvizjen BESA dhe LSDM-në.

Sipas rregullave të koalicionit Zoran Zaev është këshilluar me partnerët e tij për koalicionime me partitë serbe dhe nacionalitete tjera, duke përfshirë edhe kreun e BESËS Bilall Kasamin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments