Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi që nominoi Avdullah Hotin kryeministër.
Ambasada thotë se i mirëpresin edhe qëndrimet e politikanëve për të zbatuar dhe respektuar vendimin e Gjykatës, njofton Klan Kosova.
“Përgjigja e Gjykatës Kushtetuese për të dhënë kohë për diskutime tregon sundimin e ligjit të Kosovës në punë. Ne gjithashtu mirëpresim thirrjet e liderëve politikë dhe institucionalë për të respektuar Gjykatën dhe proceset e saj”.