Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Nake Çulev njoftoi në Kanal 5 se kërkesa e sindikatës për rishpërndarje të punonjësve të policisë në vendbanim do të veprohet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Çulev shton se për kursantët e policisë që kanë mbaruar arsimin e mesëm, procedura është në fazën përfundimtare dhe javën e ardhshme vendimet për punësim do të përfundojnë.
Për ata me arsim të lartë, po bëhen analiza shtesë dhe do të duhet ca më shumë kohë, shpjegon Çulev, duke theksuar se pritjet janë që procesi të jetë i gatshëm deri në fund të gjendjes së deklaruar të jashtëzakonshme.