Nëse çmimi është të mos jemi maqedonas dhe gjuha që e flas të mos jetë gjuha maqedonase, atëherë nuk na duhet BE-ja, tha presidenti Stevo Pendarovski duke e komentuar deklaratën e Bullgarisë bashkangjitur konkluzioneve nga Këshilli për punë të përgjithshme të BE-së.
“Nëse çmimi është të mos jemi maqedonas dhe gjuha që e flas, të mos jetë gjuha maqedonase, atëherë nuk na duhet BE-ja”, thotë Pendarovski në një intervistë për emisionin “360 Gradë” e cila do të jepet sonte në TV Alsat.
Shefi i shtetit u përgjigjet edhe pyetjeve për takimin e paralajmëruar të liderëve, zgjedhjet dhe gjendjen e jashtëzakonshme. Temë janë edhe kërcënimet e sigurisë për vendin dhe gjendja në Agjencinë për zbulim.
Për takimin e liderëve thotë se në biseda telefonike konfirmim për pjesëmarrje ka marrë nga liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaevi dhe Hrisitian Mickoski, ndërsa në komunikim të rregullt është edhe me partitë politike shqiptare. Takimi i liderëve thotë ai, do të mbahej mes 10,11 dhe 12 maj.