Tre pushkë automatike, një pushkë snajper, dy pistoleta automatike me silenciator, korniza me municion, një pushkë gjysmë-automatike, armë e cila daton nga grabitja e një dyqani për armë, dje janë gjetur në Shkup.
Siç ka informuar MPB, armatimi dje është gjetur në bunker, ndërsa sot gjatë kërkimeve në terren në bunker special janë zbuluar 2.5 kilogramë heroinë.
“Byroja për Siguri Publike- Sektori për kriminalistikë në koordinim me SPB- Shkup- Njësia për tregti të palejuar të drogës mbrëmë dhe sot me urdhër të gjykatësit në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore Shkupi-1, ka ndërmarrë masa dhe aktivitete në lokacionin në rrugën ‘Alpi’ në Shkup dhe në bunker special ka zbuluar më shumë lloje të armëve”, theksohet në komunikatën e policisë.
Nga MPB-ja, madje informojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit në fjalë.