LSDM-ja u jep mbështetje pa rezervë gazetarëve dhe punonjësve mediatikë të cilët krahas punonjësve shëndetësorë, policëve dhe ushtarëve janë më të ekspozuar në kërcënimin nga koronavirusi.
Në këtë periudhë informimi me kohë dhe i saktë është me rëndësi të posaçme për shëndetin e qytetarëve dhe për këtë u shprehim falënderim punonjësve mediatikë të cilët edhe pse në rrezik, me guxhim dhe përgjegjësi e kryejnë punën e tyre.
Falë tyre dhe përkushtimit të tyre qytetarët janë të informuar saktë dhe me kohë për masat dhe rekomandimet që do të thotë mbrojtje më e madhe nga koronavirusi, ndërsa kjo është me vlerë të paçmueshme.
Në pajtim me protokollet dhe gjendjen e sapokrijuar me redaktorin e një medias kombëtare, kryetari Zoran Zaevi tashmë është në vetizolim, pa simptome dhe në gjendje të mirë shëndetësore dhe sot u testua për praninë e virusit Kovid-19, pas çfarë priten rezultatet dhe hapat e ardhshëm.
Edhe një herë u shprehim falënderim gazetarëve, mjekëve, personave mjekësorë, policëve, zjarrfikësve, ushtarëve dhe të gjithë atyre të cilët janë nëm shërbim të qytetarëve u dëshirojmë shëndeti të mirë.
Qendra për Komunikime me Opinionin e LSDM-së