3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeASH / Neglizhenca e mjekëve të Ohrit, i kushtoi me jetë pacientës...

ASH / Neglizhenca e mjekëve të Ohrit, i kushtoi me jetë pacientës nga Struga

Aleanca për Shqiptarët reagon ashpër dhe shpreh indinjatë të thellë për sjelljen joprofesionale të personelit mjekësor të repartit infektiv në Spitalin e qytetit në Ohër.

“Bëhet fjalë për pacienten 66 vjeçare nga Struga, të cilën në natën kritike nuk e kanë hospitalizuar në këtë institucion edhe pse mjeku familjar ka dhënë udhëzim spitalor, sepse pacientja ka pasur shenja dhe simptome të sëmundjes COVID 19. Infektologu i rekomandon mjekim shtëpiak derisa të bëhen gati rezultatet, gjendja shëndetësore i keqësohet dhe ndërron jetë në shtëpinë e saj pa u trajtuar fare. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë pranon për vështirësitë gjatë hospitalizimit të pacientëve nga Struga në këtë institucion shëndetësor si dhe Ministria e Shëndetësisë pranon që ka pasur lëshime gjatë mjekimit të pacientes. Pasi Reparti i infektologjisë në Ohër mbulon qytetet Ohër, Strugë, Dibër dhe Kërçovë i rekomandojmë qeveritarëve që urgjentisht të intervenojnë në këtë repart duke angazhuar infektolog nga qytetet tjera dhe nga Klinika e Shkupit. Të sigurohet laborator ku do të përpunohen strishot e mara nga pacientët e dyshimtë si dhe reparte tjera të adaptohen për trajtim të numrit më të madh eventual të pacientëve me COVID 19. Ky rast edhe një herë dëshmoi se shëndetësia në Maqedoninë e Veriut është e sëmurë dhe se premtimet për shëndetësi evropiane ishin vetëm një film fantastik me protagonist amator. Ne kërkojmë që Ministria e Shëndetësisë detajisht ta hetojë rastin në fjalë dhe kërkojmë përgjegjësi nga mjeku kujdestar dhe Institucioni i lartpërmendur. Bëjmë apel që mos të lejohet të përsëritet ky lëshim dhe gabim i mjekut sepse do të ishte fatale për shëndetin e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kohë pandemie”, thekson ASH.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments