4.9 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaMBRETI I TAJLANDËS E REZERVON TËRË HOTELIN LUKSOZ NË GJERMANI PËR T’U...

MBRETI I TAJLANDËS E REZERVON TËRË HOTELIN LUKSOZ NË GJERMANI PËR T’U IZOLUAR NGA KORONAVIRUSI

linku
https://ekonomiaonline.com/globi/bote/mbreti-i-tajlandes-e-rezervon-tere-hotelin-luksoz-ne-gjermani-per-tu-izoluar-nga-coronavirusi/

Mbreti i Tajlandës e ka rezervuar tërësisht një hotel luksoz në pjesën jugore të Gjermanisë për t’u izoluar nga koronavirusi për dy javë, ndonëse testi i ka dalë negativ.

Mbreti Maha Vajiralongkorn besohet t’i ketë rezervuar të gjitha dhomat e hotelit “Grand Hotel Sonnenbichl” në Bavari për t’u izoluar nga pandemia e koronavirusit.

Tabloidi gjerman “Bild” ka raportuar se burri 67-vjeçar e ka rezervuar tërë hotelin me lejen e këshillit lokal, shkruan “Daily Mail”

Tabloidi gjerman “Bild” ka raportuar se burri 67-vjeçar e ka rezervuar tërë hotelin me lejen e këshillit lokal, shkruan “Daily Mail”.

Tajlandezi e ka një shtëpi të dytë në Gjermani, ku e kalon një pjesë të madhe të kohës. Besohet se ai nuk është parë në vendlindje që nga muaji shkurt.

Lajmi për izolimin e mbretit të Tajlandës erdhi pasi u raportua se shtatë pjesëtarë të stafit të mbretit të Malajzisë janë diagnostikuar me Coronavirus.

Malajzia i ka më shumë se dy mijë raste të konfirmuara të koronavirusit, duke u bërë vendi më i prekur në Azinë Juglindore

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments