4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaOpinionPolitika, aftësia për t'ia sqaruar një çështje shumë personave në forma...

Politika, aftësia për t’ia sqaruar një çështje shumë personave në forma të ndryshme,me kusht që secili prej tyre të bindet me sqarimin tënd!

Një Hebre i Rusisë merr lejen e shpërnguljes nga Rusia për në Izrael.
Në kufi, policët rusë i kontrollojnë bagazhet dhe i gjejnë një bust të Leninit dhe e pyesin: “Çfarë është kjo?”. Pyetja e duhur nuk është “çfarë është?”, por “kush është?” – thotë hebru dhe vazhdon:
“Ky është Lenini, themeluesi i socializmit, i cili i ka sjellë mirëqenien popullit rus. Po e marr me vete si kujtim për kohët e begata që kam kaluar.”

Pasi kalon kufirin dhe shkon në aeroportin e Tel-Avivit, policët e doganës i kontrollojnë bagazhet dhe kur shohin bustin e pyesin: “Çfarë është kjo?”
Pyetja e duhur nuk është “çfarë është?”, por “kush është?” – thotë Hebreu dhe vazhdon:
“Ky është Lenini, krimineli i çmendur që më detyroi të ikja nga Rusia. E kam marrë me vete që ta mallkoj sa herë që ta shoh!”.

Pasi shkon në shtëpinë e re, të afërmit i vijnë për vizitë. Një prej nipave e pyet: “Kush është ky?”
Pyetja e duhur, nuk është “kush është?”, “por çfarë është?”- tha Hebreu dhe pa e zgjatur tha:
“Ky është një bust 10 Kg ari 24 karat, pa doganë!”

  • Ihsan Fekih

Kjo është politika: aftësia për t’ia sqaruar një çështje shumë personave në forma të ndryshme, me kusht që secili prej tyre të bindet me sqarimin tënd!
Rezultati: rruga për në pushtet është e mbushur me hipokrizi e manipulime.
Ngase në politikë nuk ka vend vetëmse për një ligj: “Ose bëhu gjuetar profesionist, ose bëhesh pre e ndonjë profesionisti!”

Tabloidi gjerman “Bild” ka raportuar se burri 67-vjeçar e ka rezervuar tërë hotelin me lejen e këshillit lokal, shkruan “Daily Mail”.Tajlandezi e ka një shtëpi të dytë në Gjermani, ku e kalon një pjesë të madhe të kohës. Besohet se ai nuk është parë në vendlindje që nga muaji shkurt.Lajmi për izolimin e mbretit të Tajlandës erdhi pasi u raportua se shtatë pjesëtarë të stafit të mbretit të Malajzisë janë diagnostikuar me Coronavirus.Malajzia i ka më shumë se dy mijë raste të konfirmuara të koronavirusit, duke u bërë vendi më i prekur në Azinë Juglindore

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments