13.3 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaKina ndihmon Italinë / Dërgon mjekë dhe pajisje mjekësore

Kina ndihmon Italinë / Dërgon mjekë dhe pajisje mjekësore

Ka mbërritur në Romë një airbus A 350 i nisur nga Shangai, me në bord një ngarkesë ndihmash kundër koronavirusit. Fluturimi ishte paralajmëruar ditët e shkuara nga qeveritë e Italisë dhe Kinës.

Bashkë me mjetet sanitare, ka mbërritur edhe një task forcë prej nëntë mjekësh të specializuar në luftën kundër koronavirusit, gjashtë burra dhe tre gra.

Grupi përbëhet nga reanimatorë, pediatër, infermierë dhe figura që kanë menaxhuar emergjencën e koronavirusit në Kinë dhe udhëhiqet nga zëvendëspresidenti i kryqit të kuq kinez, Jang Huichuan dhe profesori i reanimacionit Liang Zongan. Nga avioni janë nxjerrë nëntë makineri me ventilatorë, materiale respiratore, elektrokardiografë, dhjetëra e mijëra maska dhe të tjera mjete sanitare.

E gjithë kjo, pasi Kina ka filluar të marrë frymë sërish, pasi duket se më në fund po e fiton betejën me koronavirusin. Sipas bilancit më të fundit, numri i rasteve në Kinë ka shkuar në 80814 me vetëm 21 raste të reja të regjistruara 24 orët e fundit dhe vetëm tetë viktima.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments