BallinaOpinionFurkan Saliu / Mirëmëngjes, kinga!

Furkan Saliu / Mirëmëngjes, kinga!

E kam një shok që qe tre vjet thotë se është bërë motorist. Helmetën e ka blerë, thotë. Tash i duhet vetëm motori.

Kështu është edhe kjo puna e VLEN-it me provimin e jurisprudencës.

Aq pak arsye kanë për t’u mburrur gjatë këtij mandati qeverisës, saqë kanë filluar ta gënjejnë edhe veten, duke festuar një vendim të Qeverisë sikur të ishte ligj i miratuar.

T’i sqarojmë disa gjëra:

* E para, ligjet i miraton Kuvendi, jo Qeveria.

* E dyta, Komisioni i Venecias pritet t’i ketë vërejtjet e veta. Fundja, pikërisht për këtë qëllim dokumenti është dërguar atje.

* E treta, ato vërejtje duhet të shqyrtohen dhe të inkorporohen në propozimligj.

* E katërta, propozimligji duhet të dorëzohet në Kuvend dhe të vendoset në rend dite.

* E pesta, duhet të sigurohet edhe shumica e nevojshme sipas parimit të Badenterit.

Përfundimi?

Kam përshtypjen se kjo iniciativë e pushtetit do ta ketë të njëjtin fat si Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

Ndërkohë, kam frikë se objektivi i radhës i pushtetit VMRO–VLEN do të jetë pikërisht shfuqizimi i parimit të Badenterit.

E deri atëherë, VLEN le të vazhdojë të festojë me helmetë në kokë, pa motor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments