3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaPersonalitetet botërore që janë infektuar nga koronavirusi

Personalitetet botërore që janë infektuar nga koronavirusi

Nga aktori amerikan Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, te bashkëshortja e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, te trajneri i klubit të futbollit të Arsenalit, Mikel Arteta, ja se cilët janë personat e njohur të prekur nga COVID-19 nëpër botë.

ARTISTË

Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, aktorja e këngëtarja Rita Wilson, janë yjet e parë hollivudianë që zyrtarizojnë infektimin e tyre. Aktori bëri thirrje që njerëzit të ndjekin rekomandimet e specialistëve.

Shkrimtari kilian, Luis Sepulveda. Ai i ndjeu simptomat e para më 25 shkurt dy ditë pasi u kthye nga një festival për letërsinë në Portugali.

SPORT

Trajneri i Arsenalit, spanjolli Mikel Arteta.

Futbollisti anglez Callum Hudson-Odoi (Chelsea).

Pesë lojtarë të Sampdoria-s: Manolo Gabbiadini, Omar Colley, Albin Ekdal, Antonino La Gumina, Morten Thorsby.

Basketbollisti francez Rudy Gobert.

Çiklistët, kolumbiani Fernando Gaviria dhe rusi Dmitry Strakhov.

POLITIKË

Kryeministri kanadez Justin Trudeau do të rrijë në izolim për dy javë, pasi bashkëshortja e tij, Sophie Grégoire Trudeau, rezultoi pozitive me COVID-19.

Irene Montero, ministrja spanjolle për Barazinë.

Pablo Iglesias, zëvendëspresident i qeverisë spanjolle dhe lider i partisë radikale të majtë ”Podemos”.

Franck Riester, ministri francez i Kulturës.

Nadine Dorries, sekretarja e Shtetit për Shëndetësinë, Britani e Madhe.

Shumë zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë zëvendëspresidenten Massoumeh Ebtekar dhe Iraj Harirchi, zëvendësministri i Shëndetësisë.

Peter Dutton, ministri i Brendshëm Australian.

Fabio Wajngarten, kreu i shërbimit të shtypit për presidentin Brazilian, Jair Bolsonaro.

linku https://www.gazetaobserver.com/personalitetet-boterore-qe-jane-infektuar-nga-koronavirusi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments