Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa, kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rita Ora ka ndarë në Instagram një fotografi ku shfaqet emblema e UÇK-së, duke e shoqëruar me mbishkrimin: Duke luftuar për Kosovën që sot e quajmë shtëpi.

Edhe Dua Lipa ka reaguar në rrjetet sociale, duke shpërndarë një foto, ku shkruan: Liria ka emër!
Dua Lipa gjithashtu ndau një grafik me të dhëna mbi luftën në Kosovë, ku përmenden viktimat civile, fëmijët e vrarë, gratë e dhunuara dhe qindra mijëra shqiptarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre.Edhe Dua Lipa ka reaguar në rrjetet sociale, duke shpërndarë një foto, ku shkruan: Liria ka emër!


Reagimet e dy artisteve shqiptare vijnë pas vendimit të Gjykatës Speciale e cila ka shpallur aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Të katër janë shpallur fajtorë për një sërë akuzash për krime lufte dhe janë dënuar në total me 81 vite burgim.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burg. Kadri Veseli është dënuar me 18 vite burg. Jakup Krasniqi është dënuar gjithashtu me 25 vite burg. Ndërsa Rexhep Selimi është dënuar me 13 vite burg.
/vizionplus.tv
