BallinaLajmeKos: Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është kusht i rënë dakord në...

Kos: Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është kusht i rënë dakord në mes RMV-së dhe 27 vendeve të BE-së

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, thotë se Maqedonia duhet të bëjë ndryshime kushtetuese që do të përfshinin bullgarët në Kushtetutë, si kusht për vazhdimin e procesit të integrimit evropian.

Në një intervistë me “BNT”, kur u pyet se si mund të ndikonte te Shkupi për të bërë ndryshime kushtetuese, Kos tha se beson që me qeverinë e re bullgare, do të gjendet një mënyrë që procesi me Maqedoninë e Veriut të vazhdojë.

“Unë besoj në qeverinë e re bullgare, me të cilën punoj shumë mirë. Të gjithë së bashku do të gjejmë një mënyrë për ta çuar përpara procesin me Maqedoninë e Veriut”, tha Kos.

Ajo shtoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut duhet të përmbushë premtimin e saj dhe të ndryshojë Kushtetutën.

Ata duhet të ndryshojnë Kushtetutën, kjo është rënë dakord midis Maqedonisë së Veriut dhe 27 vendeve anëtare të BE-së. Pasi të bëhet kjo, do të mbështetem në mbështetjen e vendit tuaj në mënyrë që të mund të ecim përpara edhe me Maqedoninë e Veriut”, tha Kos.

Lidhur me procesin e zgjerimit, Kos theksoi se Mali i Zi është më afër anëtarësimit, ndërsa po përgatiten udhërrëfyes për Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën me hapa të mundshëm teknikë deri në fund të mandatit të Komisionit Evropian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments