www.telegrami.mk
Satirë Politike
Kur ishim fëmijë luanim dhe kur mundnim këndonim ZËRKAKANATI …Mos plasni nga inati..po të ju prek në hundë kokë gjaku nuk u del…Po të isha Mickoski nesër i shpalli zgjedhjet parlamentare …të paknaqurit në VMRO-DPMNE kërkojnë të shpallen zgjedhjet e brendëshme pa Mickoskin,pa Nikoloskin …ndërsa as BDI as VLEN nuk janë kërkund …nga FAMA E VJETËR NUK JETOHET…POR AS VMRO-DPMNE nuk është ajo që ka qenë…
Bërvenica mund të trajtohet si një pasqyrë politike ku përplasen tri çështje: raporti i Qeverisë me shqiptarët, përgjegjësia e VLEN-it si pjesë e pushtetit dhe pritja e BDI-së për rikthim në skenë. Satira duhet ta godasë edhe këtë të fundit, jo vetëm Mickoskin..i cili mund ti pacifizoje udhëheqsit e Vlenit por jo edhe votuesit ose tash më ish votuesit e Vlenit …të cilët kanë sy-vesh-tru -dhe lapsin për votën …Mickoski duhet ti tregohet se ndikimi me pushtet nuk dhezën… i vdiq asaj pune nana ….Bërvenica shembull
MICKOSKI, NË BËRVENICË NUK TË MUNDI KALI I TROJËS, POR FATURA E TRI VITEVE QEVERISJE!
Kur nuk ke autokritikë, gjithmonë të duhet një tradhtar. Kur nuk ke përgjigje, e shpik një kalë Troje!
Hristijan Mickoski e pranoi humbjen në Bërvenicë, por jo edhe përgjegjësinë politike për të. Në vend që të bëjë një autokritikë, kryeministri filloi të kërkojë kuajt e Trojës, nacionalizmin, demografinë dhe fajtorët që, sipas tij, ia tërhoqën votat.
Madje, përpara se të flasë, i nxori deputetët si telallë, që opinioni të përgatitet për atë që do të deklarojë kryeministri.
Mickoski, një këshillë miqësore: mos e kërko kalin e Trojës në oborrin e VLEN-it, kërkoje në pasqyrën e Qeverisë sate!
Sepse Bërvenica nuk është ndonjë fenomen që lindi brenda natës. Është rezultat i një klime politike të krijuar gjatë tri viteve të qeverisjes. Një qeverisje që, sipas kritikave të shqiptarëve, nuk ka dhënë përgjigje bindëse për përfaqësimin, të drejtat dhe zhvillimin ekonomik të rajoneve shqiptare.
Punësimet dhe investimet kapitale në Pollog kërkojnë një bilanc me shifra. Ku janë investimet? Ku janë projektet? Sa shqiptarë janë punësuar në institucionet shtetërore? Çfarë ka ndryshuar konkretisht në jetën e qytetarëve?
Sepse nuk mund të shkosh në Bërvenicë me një koncept zgjedhor, kur qytetarët presin të shohin edhe konceptin e zhvillimit të vendit ku jetojnë.
Dhe pastaj habitesh pse nuk të votojnë!
Mickoski, shqiptarët nuk janë dekorsi VLEN i koalicionit qeveritar, as numra që duhen vetëm për të siguruar shumicën parlamentare. Të drejtat kushtetuese nuk janë dhurata që kryeministri ua jep kur ka disponim të mirë. Ato janë detyrim shtetëror.
Nuk mjafton të thuash „Një Bërvenicë për të gjithë“, nëse qytetarët pyesin se ku është ajo „për të gjithë“ në buxhet, në punësim dhe në investime.
Dhe këtu vjen pjesa më interesante e kësaj tragjikomedie politike.
Mickoski e gjeti VLEN-in si kalë Troje. Por le të shikojë pak se si kanë votuar qytetarët në Gurgurnicë, në Tenovë dhe në vendbanimet e tjera..votat në vendbanime pastër me shqiptarë ose 80%…për kandidatin VMRO janë nën ndikimin e VLEN. Pretendimet për vota të VMRO-së nga votues shqiptarë dhe për rolin e koalicionit VLEN kërkojnë analizë të rezultateve sipas vendvotimeve, jo vetëm akuza në konferenca për shtyp.
Por, nëse VLEN-i është pjesë e Qeverisë, atëherë një pyetje është e pashmangshme: çfarë përgjegjësie mban për politikat e kësaj Qeverie?
Apo VLEN-i është në pushtet për të ndarë meritat, ndërsa për dështimet është gjithmonë dikush tjetër?
Dhe mos të harrojmë BDI-në, e cila pret te dera e pushtetit, me shpresën se një ditë do t’i hapet përsëri dera e kabinetit qeveritar. As BDI-ja nuk mund ta shpallë veten të pafajshme për gjithçka që ka ndodhur gjatë viteve të saj në pushtet. Asnjëra palë nuk mund ta privatizojë votën shqiptare.
Por Mickoski duhet ta kuptojë një gjë: vetëdija kombëtare shqiptare nuk është shpikje e ndonjë partie politike, as pronë e Ali Ahmetit, as e Izet Mexhitit, as e ndonjë koalicioni tjetër. Ajo ka një histori shumë më të gjatë se karrierat e politikanëve të sotëm.
Osmanlinjtë e kishin një shprehje për shqiptarët: „Arnaut damari“. Nuk ishte pa arsye. Ky popull ka dëshmuar ndër shekuj se mund të ketë shumë dallime politike brenda vetes, por nuk është e mençur ta nënçmosh dhe ta konsiderosh të përhershëm si votë të garantuar.
Mickoski, ti ke Qeverinë, ke institucionet, ke shumicën parlamentare dhe ke partnerët e koalicionit. Por pushteti nuk të jep të drejtën të sillesh sikur shqiptarët duhet të të votojnë vetëm sepse ti ke vendosur të qeverisësh.
Ngjitu në majën e Lubotenit më 06.06, shiko nga horizonti drejt portit të Selanikut dhe kujtohu se politika nuk është vetëm Shkupi, kabineti dhe konferencat për shtyp. Është edhe Pollogu, Bërvenica, Tetova dhe njerëzit që presin zhvillim e barazi.
Ndërkohë, rrugës për në Manastirin tënd, mos harro se edhe atje politika ka kujtesë. ALTA Banka dhe çështjet që lidhen me të kërkojnë transparencë e përgjigje publike. Edhe historia e LSDM-së në Manastir, përfshirë aferën TAT e përfolura të viteve nëntëdhjetë, nuk duhet të përdoret si alibi për të shmangur përgjegjësinë e sotme.
E gjithë kjo na kujton një fenomen të vjetër të politikës maqedonase: kur fiton kryeministri, meritat janë të tijat; kur humb, fajtorë janë shqiptarët, partnerët, demografia, nacionalizmi dhe ndonjë kalë Troje.
Mickoski, sipas kësaj logjike, ti nuk ke asnjë faj. VLEN-i paska tradhtuar, BDI-ja paska pritur te dera, LSDM-ja paska ndihmuar kundërshtarin, nacionalizmi paska dalë në rrugë, ndërsa populli paska bërë gabimin më të madh: nuk të ka votuar!
Po kush të tha se populli është i detyruar të votojë sipas dëshirës së kryeministrit?
Dhe në fund, një sqarim: Bërvenicën nuk ta mori as Ali Ahmeti me ndonjë barsoletë, sepse kësaj radhe nuk pati nevojë për humorin e tij. Nuk ta mori as BDI-ja me ndonjë magji politike, as VLEN-i me ndonjë manovër të fshehtë.
Rezultati zyrtar ishte 4.442 vota për Arkin Jahijin dhe 4.177 për Stojanço Radiçevskin. Diferenca ishte 265 vota. Kjo është fatura e kutive të votimit, jo versioni i konferencave partiake.
Mickoski, mund të vazhdosh të kërkosh kalin e Trojës, por mos harro: kali i Trojës nuk e humbi Bërvenicën. Bërvenica të dha një sinjal politik që nuk mund ta zhbësh me asnjë konferencë për shtyp.
Dhe në politikë, zoti kryeministër, kur qytetarët të japin një sinjal, përgjigjja e parë nuk duhet të jetë kërkimi i tradhtarëve. Duhet të jetë autokritika.
Populli nuk është pronë e pushtetit. Pushteti është i përkohshëm, ndërsa kujtesa e popullit është shumë më e gjatë.
Shënim faktik: KSHZ-ja, sipas rezultateve të publikuara për të gjitha 24 vendvotimet, konfirmon 4.442 vota për Arkin Jahijin dhe 4.177 për Stojanço Radiçevskin, pra diferencë prej 265 votash.
Mickoski përdori shprehjen „kalë Troje“ dhe foli për rritjen e votave të VMRO-së nga rrethi i parë në të dytin.
Mesazhi më i fortë i këtij komenti është pyetja që mbetet pezull: Nëse Qeveria pretendon se punon për të gjithë, pse nuk e dëshmon këtë me rezultate konkrete edhe në Pollog?
www.telegrami.mk
P.S. Faturën e parë Mickoski e paguajti në BËRVENICË ,Mickoski është duke plasur nga inati se LSDM dhe Levica do ia hanë shpirtin mega patriotit me Bërvenicën…VMRO dhe VLEN shumë shpejtë do e paguajnë,në naturë …Mickoski dhe VMRO,ndodhitë me Alta Bankën,nuk do i ndalen,priten studentët ti ngrihen …ndërkombëtartët çdo ditë do i kërkojnë llogaridhënie mospërfundimi i Korridorit 8…. servilët VLEN dhe BDI-HUMOR …Bilall Kasamit qytetarët do i trokasin te dera e Komunës…për llogaridhënie se nuk ja ka lënë familja trashëgim …nuk do i ndihmojë as Hoxha as i vëllai Hoxhë i Çarshisë së Epërme andej Lumit …BDI parti interesash e shkëputur nga populli nuk e di se POPULLI gati e ka një parti politike me studentët …ra Bërvenica më përshpëriti një student …Vjeshta e vonuar 2026,solli ndryshimin e parë BËRVENICËN …NEXT
Mesut Shabani

