6.2 C
Tetovo
E mërkurë, 4 Mars, 2026
BallinaLajmeRutte nga kazerma “Ilinden”: Qëndroni të sigurt dhe na bëni të sigurt

Rutte nga kazerma “Ilinden”: Qëndroni të sigurt dhe na bëni të sigurt

Ditëve të fundit po shohim se sa është me rëndësi të gjitha 32 shtetet aleate, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut të bashkohen, të punojnë së bashku dhe të sigurojnë mbrojtje kolektive në territorin e NATO-s, porositi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në kazermën “Ilinden” prej ku foli para pjesëtarëve të Grupit të lehtë këmbësorik të bataljonit, duke e lavdëruar rolin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë dhe kontributin e saj ndaj sigurisë kolektive.

Në fjalimin e tij, Rutte theksoi se është i impresionuar nga angazhimi i vendit si anëtare e NATO-s prej vitit 2020, duke e potencuar pjesëmarrjen në forcat tokësore, mbështetjen për Ukrainën dhe përkushtimin ndaj mbrojtjes së çdo pjese të territorit të Aleancës.

“Me të vërtetë kam nderin të jem këtu. Ju dëshiroj të gjitha të mirat. Qëndroni të sigurt – dhe na bëni të sigurt”, poroiti Rutte në fund të fjalimit.

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe shefi i Shjtatmadhorisë, gjeneral-majori, Sashko Llafçiski, sekretarit të përgjithshëm të NATO-s i dorëzuan Plaketa të mëdha të Armatës.

Kjo është vizita e parë e Rutes si sekretar i përgjithshëm i NATO-s në Shkup. Ai qëndroi në vendin tonë në nëntor të vitit 2021 si kryeministër i atëhershëm i Holandës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments