12.9 C
Tetovo
E martë, 28 Tetor, 2025
BallinaOpinionBerat Azizi / DEMANT NË LIDHJE ME LAJMIN E PUBLIKUAR ME TITULL...

Berat Azizi / DEMANT NË LIDHJE ME LAJMIN E PUBLIKUAR ME TITULL “Këshilltari i Bilall Kasamit: Qytetarët nuk do lejojnë që për ne të vendos Mickovski”

Lajmi i publikuar në portalin TS.MK, Infomax dhe në disa media tjera në lidhje me postimin tim të datës 26.10.2025 nuk ka të bëjë aspak me të vërtetën dhe është keqinterpretuar nga mediat të cilat kanë për qëllim të dëmtojnë imazhin tim.; Janë të pavërteta informatat se gjoja unë Berat Azizi jam këshilltar i kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami. Unë jam i punësuar në administratën e komunës së Tetovës, në njësinë për protokoll dhe marrëdhënie me publikun konform Ligjit për nëpunës shtetëror që nga viti 2009 dhe asnjëherë nuk kam qenë këshilltar i ndonjë kryetari të mëparshëm e as tani. Unë kam të drejtën time të shkruaj statuse dhe të postoj ashtu siç e vlerësoj unë e jo siç doni Ju ta interpretoni. Shpifjet dhe dezinformatat e orkestruara nga disa media tentojnë të krijojnë paknaqësi në opinion dhe të shfrytëzojnë për qëllime politike. Në asnjë rast nuk kam përmendur qytetar të kësaj apo asaj përkatësie etnike dhe as që kam bërë thirrje të mbështete ky apo ai kandidat, por thjesht se qytetarët e Tetovës vendosin për Tetovën dhe kaq. Po ashtu përdorimi i statusit nga Facebook pa lejen e autorit është shkejle e të drejtës autoriale sidomos nëse ai përdoret për qëllime politike dhe publike. Shpifjet dhe de dezinformatat tek unë nuk kalojnë. TS.Mk dhe Infomax.mk duhet të kërkojnë falje publike për lajmin e publkuar më 27.10.2025në të kundërtën vazhdojmë me procedurat tjera që janë në dispoziciojn dhe kanë bazë ligjore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments