Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se është takuar me Bilall Kasamin e VLEN-it, duke bërë të qartë se marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit janë stabile.
“Po u takova me Bilall Kasamin, biseduam dhe mendoj se ai tani më ka filluar të dërgoj ato deklaratat e vërteta që duhet t’i takojnë një kryetari të komunës multietnike si Tetova”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.Mickoski i quajti spekulime shkrimet e portaleve për një bashkëpunim me ish kryetarin e Strugës, Ramiz Merkon.
“Po shikoj se këtu qenka portali! Janë portale që supozoj se janë të financuar nga një qendër e njëjtë, e cila tani është dëshpëruar se Ramiz Merko nuk i përkrahë BDI-në në rrethin e dytë dhe supozoj që tani për të gjetur kundër peshë për të bërë sensacion që ta fundosin atë lajm, nxjerrin në opinion plotësisht të pavërteta. Mendoj, tamam puna! Njerëz shikoni, shumë herë në të kaluarën e kemi thënë qëndrimin tonë për Ramiz Merkon, kështu që po e lë në këtë mënyrë që të krijojnë sensacion, absolutisht nuk është e vërtetë”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryeministër.Në lidhje me qëndrimin e kreut të LSDM-së, se qeveria punon në mënyrë katastrofike, Mickoski tha se Filipce vetëm ashtu mund të fitoj vota ndonjë votë nga elektorati i tij.
youtube.com/watch?v=YJtxkJjuqjs&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Ftv21.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
