9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
BallinaLajmeIniciativa MË MIRË PËR TETOVËN: Tetova po ngulfatet në kaos urban

Iniciativa MË MIRË PËR TETOVËN: Tetova po ngulfatet në kaos urban

Ndërkohë, sipas kësaj iniciative, me këtë situatë qytetarët e Tetovës përballen çdo vit me punë të papërfunduara në rrugët e qytetit. “Kaosi urban dita ditës përkeqësohet. Mërgimtarët ballafaqohen me këtë çdo vit kur vijnë në vendlindje

Iniciativa “Më mirë për Tetovën”, e cila garon në zgjedhjet lokale vetëm me kandidatë për këshillin e Komunës së Tetovës, ka drejtuar akuza ndaj Komunës së Tetovës për mos realizimin e punëve në bulevardin “Boris Kidriç”. Sipas kësaj iniciative, kaosi urban në Tetovë është problem i madh për prindër me fëmijë të vegjël dhe se bulevardi “Boris Kidriç” është shembull i punëve shkel e shko. Nga kjo iniciativë akuzuan se punimet në qytet kryhen pa transparencë. “Tetova është një qytet me potencial të madh zhvillimor, por ajo është e ngulfatur nga kaosi urban dhe në trafik. Një nga shembujt kryesor të kaosit dhe punëve shkel e shko në Tetovë është bulevardi “Boris Kidriç”. Punimet në këtë bulevard duhej të përfundonin në pranverë, por banorët dhe bizneset vazhdojnë të paguajnë çmimin e lartë të kësaj hallakame që nuk i shihet fundi. Punimet në qytet kryhen pa transparencë. Projektet nuk kanë tabela informuese, ashtu si e kërkon ligji”, deklaroi Vullnet Neziri, kandidat për këshilltar nga iniciativa “Më mirë për Tetovën”.

Më tej, nga iniciativa “Më mirë për Tetovën” thonë se komunikacioni është kthyer në një luftë të përditshme për të gjithë qytetarët e Tetovën. “Është e paqartë se si përzgjidhen kompanitë që i projektojnë dhe realizojnë këto projekte dhe kush mban përgjegjësi kur punimet zvarriten apo dështojnë. Trotuaret e qytetit vazhdojnë të jenë të uzurpuara. Prindërit me karroca nuk mund të lëvizin lirshëm me fëmijët e tyre. Ndërkohë, komunikacioni është kthyer në një luftë të përditshme për të gjithë ne”, tha Neziri.

Ndërkohë, sipas kësaj iniciative, me këtë situatë qytetarët e Tetovës përballen çdo vit me punë të papërfunduara në rrugët e qytetit. “Kaosi urban dita ditës përkeqësohet. Mërgimtarët ballafaqohen me këtë çdo vit kur vijnë në vendlindje. Tetova duhet të jetë një qytet për të jetuar, jo për të mbijetuar”, tha Vullnet Neziri, kandidat për këshilltar nga iniciativa “Më mirë për Tetovën”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments