19.8 C
Tetovo
E enjte, 4 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAleanca për Shqiptarët: Sulmi në Tetovë është akt barbar me bazë etnike,...

Aleanca për Shqiptarët: Sulmi në Tetovë është akt barbar me bazë etnike, kërkojmë përgjegjësi institucionale

Aleanca për Shqiptarët shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për aktin e fundit të dhunës brutale në Tetovë, ku mbi 20 huliganë të grupit “Vojvoda” kanë sulmuar barbarisht dy nxënës shqiptarë të shkollës së mesme ekonomike.Ky sulm, i cili ka lënë pas dy të mitur me lëndime të rënda – njëri me hundë të thyer dhe tjetri me brinjë e krah të thyer – është dëshmi e një klime të papranueshme urrejtjeje etnike dhe tolerance institucionale ndaj huliganizmit.

Kërkojmë urgjentisht nga Ministria e Brendshme dhe Prokuroria Publike që të identifikohen dhe të arrestohen menjëherë të gjithë autorët e këtij akti kriminal, të cilët jo vetëm që kanë rrezikuar jetën e dy të rinjve, por kanë goditur edhe ndjenjën e sigurisë së qytetarëve.

Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se heshtja dhe mosveprimi i shtetit përballë rasteve të tilla vetëm sa i inkurajojnë grupet huligane që të përsërisin sulme të ngjashme

Dhuna ndaj fëmijëve është vijë e kuqe dhe përgjegjësia bie mbi institucionet që duhet të garantojnë rend dhe siguri”, theksohet më tej.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments