18.4 C
Tetovo
E diel, 27 Korrik, 2025
BallinaLajmeKryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski/Të vendosim edhe taksë për diplomat...

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski/Të vendosim edhe taksë për diplomat e blera dhe certifikatat e falsifikuara?

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, reagoi ashpër dhe me ironi në rrjetet sociale pas paralajmërimeve për masa të reja të mundshme lidhur me demografinë, duke e quajtur absurde idenë për një “taksë për beqarët”.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Jakimovski e quajti Qeverinë “patriotike”, por e akuzoi se në vend që të ofrojë zgjidhje për të rinjtë, po propozon masa si vendosja e taksave mbi qytetarët bazuar në statusin e tyre martesor.

“Prej patriotizmit në absurditet – ideja e re: TAKSË PËR BEQARËT! Numri i nxënësve është ulur për 17.000 – kjo është një alarm për çdo shtet normal. Por për qeverinë patriotike – një frymëzim”, shkroi Jakimovski.

Jakimovski e krahasoi situatën me sistemin osman të taksimit dhe shtoi:
“Vazhdo kështu, kryeministër! Frymëzimi tatimor po të ecën më mirë se strategjia demografike!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments