23.7 C
Tetovo
E hënë, 30 Qershor, 2025
BallinaLajmeJanevska ndryshoi rregullat për notat! LSDM: Kjo e nënçmon profesionalizmin e mësimdhënësve

Janevska ndryshoi rregullat për notat! LSDM: Kjo e nënçmon profesionalizmin e mësimdhënësve

Nga LSDM reagojnë ashpër. Ata thonë se kjo është goditje ndaj profesionit të mësimdhënësit dhe nënçmim i profesionalizmit të tyre.

“Vë në pikëpyetje profesionalizmin e mësimdhënësve, duke sugjeruar se ata nuk dinë të vlerësojnë drejt, dhe madje paralajmëron që do t’ua heqë të drejtën këshillave arsimorë për të vendosur për suksesin e nxënësve – gjë që bie ndesh me ligjin”, u shpreh Jovançe Manaskov nga LSDM.

Ndërkohë, risi tjetër që paralajmëroi ministrja Janevska lidhet me regjistrimin e nxënësve të shkollave të mesme, i cili nga viti i ardhshëm do të bëhet në mënyrë tërësisht elektronike përmes një sistemi të integruar të lidhur me ditarin elektronik.

“Që nga 1 shtatori, kur do të fillojmë përdorimin masiv të ditarit të ri elektronik – versioni i përmirësuar i ditarit aktual – është parashikuar që shkollat, përmes këtij sistemi, të kenë të lidhura të gjitha dokumentet e nevojshme për regjistrimin e nxënësve”, shtoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Kjo do të thotë se prindërit dhe nxënësit do të regjistrohen elektronikisht, ndërsa të gjitha dokumentet e nevojshme – si dëftesat, diplomat dhe certifikatat – do të tërhiqen automatikisht nga sistemi. Kështu eliminohet nevoja për dorëzim fizik të dokumenteve si dhe mundësia për aplikim në disa shkolla njëkohësisht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments