29.9 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
BallinaLajmeVLEN: Përfaqësimi i barabartë, shpresë e re për të gjithë

VLEN: Përfaqësimi i barabartë, shpresë e re për të gjithë

VLEN në një kumtesë për media thotë se “pas dekadash me premtime boshe, vonesash dhe manipulimesh, dje ishte një ditë historike për barazinë dhe drejtësinë në Maqedoninë e Veriut”, duke iu referuar miratimit të Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.Nga VLEN thonë se ky ligj përfaqëson një hap konkret dhe detyrues, i cili për herë të parë vendos në një bazë normative, të qartë dhe të zbatueshme parimin e kushtetutës për përfaqësim adekuat.Përmes këtij ligji krijohet mekanizmi që do të mbikëqyrë dhe sigurojë zbatimin efektiv dhe me përgjegjësi të parimit të përfaqësimit. Në vetëm një vit qeverisjeje, realizuam atë që nuk u bë për 24 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit. Kemi krijuar bazën e fortë për të avancuar përfaqësimin në rrugën e duhur, një rrugë drejt barazisë, dinjitetit dhe drejtësisë për të gjitha komunitetet. Ata që janë kundër këtij ligji janë po ata që gjatë viteve e degraduan përfaqësimin dhe i lanë qytetarët pre e manipulimeve dhe padrejtësive”.

“Kjo nuk është vetëm një çështje politike, por një përgjegjësi ndaj të ardhmes së shtetit dhe qytetarëve të tij. Ne jemi të bindur se qytetarët do ta vlerësojnë këtë ndryshim dhe do të qëndrojnë përkrah ligjit që sjell barazi dhe dinjitet për të gjithë”.

“VLEN nuk premton, VLEN zbaton. Ne nuk punojmë për propagandë, por për reforma të thella dhe të prekshme që i ndryshojnë jetët e qytetarëve. Ky ligj është një betejë që ia vlejti, një fitore e madhe për gjithë ata që kërkojnë përfaqësim të drejtë, për barazi dhe për një shtet ku ligji është mbi çdo interes tjetër”, thonë nga VLEN.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments