5.3 C
Tetovo
E martë, 17 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeSPAK-u apelon vendimin për Sali Berishën, kërkon rikthimin e arrestit shtëpiak

SPAK-u apelon vendimin për Sali Berishën, kërkon rikthimin e arrestit shtëpiak

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar në Gjykatën e Apelit, kërkesën për lënien në fuqi të masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës.

SPAK-u ka kërkuar të mbetet në fuqi masa që iu revokua nga gjyqtarja Fjorela Davidhi. SPAK-u ka mbyllur hetimet dhe i komunikoi zyrtarisht akuzën e korrupsionit në dosjen Partizani ish kryeministrit shqiptar.

Bashkë me të, SPAK-u ka kërkuar që të gjykohet edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, që mbahet i izoluar në banesë për korrupsion e pastrim parash por edhe dy biznesmene dhe një notere.

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha qëndronte në masën e “arrestit shtëpiak” prej 30 dhjetorit 2023.

Kjo masë e dytë shtrënguese erdhi pasi ai nuk pranoi të zbatonte vendimin e parë të GJKKO-së për masën e sigurisë “detyrim me paraqitje”./Abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments