12.3 C
Tetovo
E premte, 18 Tetor, 2024
BallinaLajmeBotaObama u bën thirrje burrave me ngjyrë të ndalojnë arsyetimet dhe ta...

Obama u bën thirrje burrave me ngjyrë të ndalojnë arsyetimet dhe ta votojnë Harrisin

Ish-presidenti Barack Obama foli me tone të zjarrta kundër kandidaturës së ish-presidentit Donald Trump dhe në favor të zëvendëspresidentes Kamala Harris të enjten (me kohën lokale) gjatë një tubimi në Universitetin e Pittsburghut, që synon të nxisë të rinjtë të marrin pjesë në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Harrisi ka kërkuar mbështetjen e votuesve me ngjyrë, por sipas një sondazhi në shtator, një në katër burra me ngjyrë nën 50 vjeç kanë thënë se do ta mbështesin Trumpin.

Obama, presidenti i parë me ngjyrë i vendit, ka thënë se seksizmi është arsyeja pse hezitimi “duket të jetë më i theksuar me vëllezërit tanë” për ta votuar Harrisin. 

“Kam një problem me këtë. Për shkak se një pjesë e tyre më bën të mendoj – dhe po flas me burrat drejtpërdrejt – një pjesë e tyre më bën të mendoj se, mirë, thjesht nuk po e ndieni idenë të keni një grua si presidente, dhe po dilni me alternativa të tjera dhe arsye të tjera për këtë”, ka thënë ai.

Ish-presidenti Barack Obama foli me tone të zjarrta kundër kandidaturës së ish-presidentit Donald Trump dhe në favor të zëvendëspresidentes Kamala Harris të enjten (me kohën lokale) gjatë një tubimi në Universitetin e Pittsburghut, që synon të nxisë të rinjtë të marrin pjesë në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Duke folur për politikat e Harrisit, Obama shtoi se ajo ishte “dikush që u rrit si ju, ju njeh, shkoi në kolegj me ju, i kuptonte betejat, dhimbjen dhe gëzimin që vijnë nga ato përvoja”, ndërsa Trumpi “ka treguar vazhdimisht shpërfillje, jo vetëm për komunitetet, por edhe për ju si person”.

Obama, mandati i të cilit në Shtëpinë e Bardhë përfundoi në vitin 2017, vazhdon të gëzojë popullaritet në bazën e partisë së tij. Aktiviteti ku mori pjesë në Universitetin e Pittsburghut u mbajt ndërsa Harris bënte fushatë në Nevada dhe Arizona. Është i pari nga disa aktivitete që ish-presidenti planifikon të bëjë në shtetet e rëndësishme për betejën elektorale në javët e ardhshme.

“Unë e kuptoj pse njerëzit kërkojnë t’i ndryshojnë gjërat. Unë i kuptoj njerëzit që ndihen të zhgënjyer, që ndiejnë se mund të bëjmë më shumë. Ajo që nuk mund ta kuptoj është se përse dikush do të mendonte se Donald Trumpi do t’i ndryshojë gjërat në një mënyrë që është e mirë për ju, në Pensilvani”, ka thënë Obama.

Obama nuk është i vetmi ish-president që fushata e Harrisit synon ta angazhojë në fushatën elektorale.

Bill Clinton, gjithashtu ish-president demokrat për dy mandate, do të marrë pjesë në tubime në Georgia të dielën dhe të hënën përpara se të udhëtojë drejt Karolinës së Veriut për një turne me autobus më vonë gjatë javës, në përpjekje për të fituar mbështetjen e votuesve ruralë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments