5.5 C
Tetovo
E martë, 12 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaEurodeputetët këndojnë “Bella Ciao” në Parlamentin Europian, Metsola: Ky nuk është Eurovisioni...

Eurodeputetët këndojnë “Bella Ciao” në Parlamentin Europian, Metsola: Ky nuk është Eurovisioni (video)

Ndërsa kryeministri hungarez Viktor Orbàn përfundoi fjalimin e tij në Parlamentit Evropian, një numër i të pranishmëve filluan të duartrokasin dhe të këndonin këngën e famshme “Bella Ciao”, duke bllokuar përkohësisht procesin.

Pas rreth 20 sekondash nga kjo brohoritje, Roberta Metsola ushtroi rolin e saj si Presidente e Parlamentit Evropian, duke deklaruar se “Ky nuk është Eurovizion”, për të ndalur përçarjen. Duke mbytur dukshëm të qeshurën, Metsola u kërkoi zyrtarëve të pranishëm që të “respektonin dinjitetin e kësaj Dhome” pasi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ishte e radhës për të marrë fjalën dhe për të folur.

Orbàn sapo kishte paraqitur prioritetet e Hungarisë për Presidencën e saj mbi Këshillin e Bashkimit Evropian kur shpërtheu kjo skenë në Strasburg.

“Bella Ciao” është një këngë italiane që e ka origjinën nga luftëtarët italianë të rezistencës në luftën e tyre kundër trupave pushtuese të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Orbàn i Hungarisë është lideri i partisë së djathtë Fidesz në qeverinë hungareze – kryeministri hungarez është përballur me shumë kritika gjatë viteve për bindjet e tij politike./vizionplus.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments